NBA, Bucks mposhtin në limite Sixers; Kawhi rikthehet dhe udhëheq Clippers në fitoren ndaj Lakers

Sport

Philadlephia 76ers nuk kanë bërë nisjen që kishin menduar në këtë sezon të ri të NBA. Pas humbjes në ndeshjen debutuese ndaj Boston Celtics, Sixers janë mposhtur edhe në takimin e dytë, ndonëse u luajt në shtëpinë e tyre. Milwaukee Bucks triumfuan me rezultatin e ngushtë 90-88 ndaj ekipit të trajnerit Doc Rivers, fitore kjo që u sigurua vetëm në sekondat e fundit. Bucks morën kontrollin e ndeshjes që në periodën e parë, kur siguruar një avantazh prej 6 pikësh. Sixers tentuan të reagonin në 12 minutat pasardhëse, por do të ishte perioda e tretë ajo që ndihmoi Milwaukee-n në këtë triumf, pasi u mbyll me rezultatin e pjesshëm 26-18. Giannis Antetokounmpo bëri një ndeshje prej lideri, me 21 pikë, 13 ribaunde e 8 asiste, ndërkohë që Brook Lopez ia doli të shënonte 17 pikë. Tek Sixers shkëlqeu James Harden, me 31 pikë, 8 ribaunde e 9 asiste, ndërsa Embiid duket ende larg performancave të tij të zakonshme. Kamerunasi gjithësesi kompetoi një ‘double-double’, me 15 pikë e 12 ribaunde.

Një ndeshje plot emocione ishte edhe përballja e dy skuadrave të Los Angeles-it, me Clippers që triumfuan për të tetën herë radhazi në NBA ndaj Lakers, këtë herë me rezultatin 103-97. Loja ishte përgjithësisht e ekuilibruar, me Clippers që kishin kontrollin e rezultatin në pjesën më të madhe të kohës. Tek Lakers ishin 3 lojtarë që kapën kuotën e 20 pikëve; LeBron James, Anthony Davis dhe Lonnie Walker, por që gjithësesi nuk mjaftuan për t’i dhënë fitoren e parë në këtë sezon të ri Lakers-ave. Tek Clippers ishin Paul George dhe John Wall që shënuan nga 15 pikë, ndërkohë që performancë të mirë bëri edhe Kawhi Leonard. Ylli kryesor i Clippers e nisi nga stoli, pas më shumë se 1 viti mungesë dhe ia doli të shënonte 14 pikë e të fitonte 7 duele për rikuperimin e topit nën tabelë. Leonard mori përsipër edhe një nga gjuajtjet vendimtare në momentet më delikate të fundit të takimit, duke bërë një debutim me fitore në këtë sezon të ri. Ndërsa për Lakers-at, gjërat vijojnë të jenë mes problemeve, pasi kjo ishte humbja e dytë, pas dështimit ndaj kampionëve të Golden State në ndeshjen hapëse.