NBA, BUCKS E GIANNIS ZHBLLOKOHEN ME FITORE BINDESE

Sport

Më në fund Millouki Bucks u clirua, duke ia dalë të fitojë 123-100 ndaj Juta Xhazit për të fiksuar në këtë mënyrë sukesin e dytë sezonal. Në këtë përballje shkëlqeu mbi të gjithë dyshja Lillard-Antetokounmpo, të cilët së bashku shënuan 65 pikë: 31 realizoi Giannis, shoqëruar edhe me 15 ribaunde, si dhe 34 Lillard. Sukses që largon ekipin e Milluoki Baks nga fundi i renditjes në Konferencën e Lindjes.

Fitore të rëndësishme ia doli të regjistrojë Minesota Timberullvs, që arriti të mposhtë me rezultatin 135-119 Çikagon në transfertë, pikërisht pra në fushën e Bulls. Të gjithë titullarët e Minesota-s shënuan mbi 10 pikë secili, megjithëse më i dalluari ishte Entoni Eduards, përderisa realizoi 33 pikë.

Ndërkohë nga ana tjetër, San Antonio Spurs doli fitimtare me shifrat 118-105 ndaj Portland, ndeshje ku kolektiviteti i vendsave ishte ai që arriti të bëjë diferencën në parket. Kjo, përderisa Plot 8 lojtarë të San Antonio Spurs realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Portland mungoi lojtari-lider dhe si rrjedhojë, humbja rezultoi e pashmangshme për këtë skuadër.