NBA/ Bostoni pëson humbje nga kampionët, Bulls nuk gjejnë ekuilibër

Sport

Pas 3 fitoreve të njëpasnjëshme, Boston Celtics ka pësuar një disfatë të hidhur nga Golden State Warriors me një diferencë të konsiderueshme prej 16 pikësh, 123-107-të.

Celtics e nisën keq periodën e parë, teksa e mbyllën në disavantazh prej 8 pikësh, 33-25 dhe më tej nuk arritën që ta përmbysnin dot epërsinë e kampionëve në fuqi të NBA. 31 pikë, 9 asist dhe 3 rebound nuk ishin mjaftueshëm për Jalyen Broën, që ndonëse ishte shënuesi më i mirë i skuadrës së tij, sërish u rendit pas Klay Thompson dhe Steph Curry të Golden State, të cilët, shënuan konkretisht nga 34 dhe 32 pikë.

Kjo ishte disfata e 6-të sezonale për Bostonin dhe e dyta në 5 ndeshjet e fundit. Sidoqoftë, të besuarit e 34 vjeçarit Joe Mazzulla vazhdojnë të renditen të parët e Konferencës së Lindjes, me 21 fitore në 27 ndeshje.

Ndërkohë, një moment mjaft pozitiv po kalon Brooklyn Nets, që vjen nga 3 fitore radhazi dhe 7 në 8 ndeshjet e fundit. Si pasojë e këtyre rezultateve, Nets janë ngjitur në vendin e 4 të tabelës. Kurse dy vende më poshtë klasifikohet Neë York Knicks që në 4 ndeshjet e fundit ka regjistruar po kaq fitore.

Më tej, një ndër skuadrat e Lindjes që nuk po arrin të gjejë dot ekuilibrin është Chicago Bulls e vendit të 11-të. Pas dy fitoreve radhazi, Ëizards dhe Mavericks, Bulls kanë pësuar një tjetër disfatë dhe ajo ka ardhur ndaj Atlanta Haëks në kohën shtesë 123-122. Kjo ishte një sfidë shumë e mirë në aspketin personal për DeMar DeRozan, i cili shënoi jë double-double, 34 pikë, 13 rebound dhe 8 asist, por që sërish nuk ishin mjaftueshëm për skuadrën e tij.