Boston Celtics triumfuan në ndeshjen e parë finale t՝ play-offit në NBA ndaj Dallas Mavericks. Padronë të lojës ishin pikërisht vendësit e udhëhequr nga Tejtum e Braun, që shfaqën një mbrojtje të pacenueshme.
Një ndeshje tejet interesante u zhvillua, kurse rezultati ishte 107-89. Edhe pse basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Luka Doncic me 30 pikë, dhjetë kërcime dhe një asist – skuadra e tij u mposht në fund.
Për Celtics, më i miri në parket rezultoi amerikani, Broën me 22 pikë, gjashtë ribaunde dhe dy asiste. Ndonëse ishin 20 pikët e realizuara nga i rikthyeri Pozingis, që bënë diferencën gjatë pjesës së parë të ndeshjes, atëherë kur Celtic u shkëputën ndjeshëm. Ndeshja e dytë finale e këtij sezoni të NBA zhvillohet më datën 10 qershor, sërish në fushën e kampionëve të Konferencës së Lindjes. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga ana e Doncic me shokë, apo do t’i dorëzohen sërish superioritetit të Bostonit.