NBA, Boston rimerr avantazhin ndaj Cleveland

Sport

boston1429ur7s
Boston Celtics nuk kanë zhgënjyer pritshmëritë dhe në shtëpinë e tyre në “TD Garden”, të besuarit e trajnerit Brad Stevens kanë mposhtur Cleveland Cavaliers me rezultatin 96-83. Treshja Jayson Tatum, Jaylen Brown dhe Al Horford treguan edhe njëherë se po kalojnë një formë të mirë duke udhëhequr skuadrën nga Masaçusets drejt suksesit në ndeshjen e 5 të serisë ndaj Cavaliers. Tatum e mbylli me 24 pikë dhe 7 zotërime të topit nën tabelë, kurse Brown u ndal në 17 pikë. Ndërsa Horford, i cili realizoi 15 pikë dhe fitoi 12 duele për topin nën tabelë, ishte një nga pikat kyçe të trajnerit Stevens, pasi së bashku me Tatum, bllokuan në disa raste kombinimet mes Kevin Love dhe LeBron James.

bost
“Mbreti” i Cavaliers ishte shënuesi më i mirë i sfidës me 26 pikë, teksa sherbeu edhe 5 asiste dhe fitoi 10 duele për topin nën tabelë. Statistika të cilat nuk mjaftuan për një sukses të Cleveland në “TD Garden”. Kështu Boston Celtics rimarrin avantazhin e serisë së finales në “Konferencës e Lindjes” me rezultatin 3-2. Cavaliers nga ana tjetër do të kenë mundësinë të kundërpërgjigjen në ndeshjen e gjashtë, e cila do të luhet në “Quickens Loans Arena” në Cleveland.