Boston Celtics janë skuadra e fundit e kualifikuar në gjysmëfinalet e këtij sezoni të NBA. Skuadra nga Masaçusets triumfoi 4-1 në serinë ndaj Philadelphia 76ers, teksa fituan ndeshjen e pestë ndaj tyre me rezultatin e ngushtë 114-112. Jayson Tatum ishte njeriu i sfidë per Boston, me 25 pikë, 4 asiste dhe 3 zotërime të topit nën tabelë. Tek Philadelphia, Joel Embiid dhe Dario Sariç realizuan secili nga 27 pikë, kurse ylli i skuadrës së 76ers, Ben Simmons, u ndal në 18 pikë, 6 asiste dhe 8 zotërime të topit nën tabelë.
Kështu Boston do të përballet me Cleveland Cavaliers në finalen e “Konferencës së Lindjes”, nga ku do të kërkojë të presë biletën për në finalen e madhe të sezonit, ku mund të përballet me njërën mes Houston Rockets dhe Golden State Warriors. Boston nuk luan një finale të madhe të NBA që prej vitit 2010, kur mundeshin nga Los Angeles Lakers i Kobe Bryant.