Boston Celtics dhe Washington Wizards kanë dhuruar spektakël të vërtetë në përballjen mes tyre në “TD Garden”. Skuadra nga Masaçusets vinte në këtë ndeshje pa yllin dhe liderin e saj, Kyrie Irving, në një moment ku ata e kanë siguruar kualifikimin për në fazen “play-off”. Koha e rregullt në këtë sfidë përfundoi në barazim 106-106. As koha shtesë nuk mjaftoi për të vendosur fituesin, duke detyruar skuadrat të luajnë kohën e dytë shtesë, diçka që ndodh për herë të parë këtë sezon në NBA.
Rozier për Boston do të ishte i saktë në goditjen për tre pikë duke ngushtuar diferencat me Wizards, mirëpo, në sekondat e fundit, Jayson Tatum kërkoi ta zgjidhte i vetëm ndeshjen, por gaboi në goditje, duke lënë fitoren në anën e Washington, me rezultatin final 125-124. Shënuesi më i mirë i sfidës me 34 pikë ishte Bradley Beal, i cili realizoi edhe 9 asiste dhe 7 zotërime të topit nën tabelë.