NBA/ Boston Celtics zbret nga kryesimi i Konferencës së Lindjes, ngjitet Milwaukee

Sport

Në sprintin final të sezonit të rregullt, Boston Celtics ka humbur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes në NBA. 3 humbje në 5 ndeshjet e fundit, është një tregues se skuadra e Joe Mazzulla po kalon një moment të luhatshëm.

Humbja më e freskët e Celtics është regjistruar ndaj New York Knicks, me këta të fundit që fituan në shtesë, 131-129-të dhe vazhdojnë të ruajnë momentin pozitiv me 9 fitore të njëpasnjëshme dhe si pasojë klasifikohen të 5-tët në tabelë.

Jason Tatum rezultoi më i miri i parketit, duke regjistruar një double-double, 40 pikë, 11 rebound dhe 6 asist, mirëpo këto të dhëna në vijimësi do shërbejnë vetëm për statistikë, sepse nuk patën ndikim për ekipin nga Massachusetts.

Me Bostonin që e ka humbur kreun, situatën e ka shfrytëzuar mjaft mirë Milwaukee Bucks që tashmë është ngjitur në krye të tabelës së renditjes. Ecuria prej 17 fitoresh në 18 ndeshjet e fundit është një tregues se të besuarit e Mike Budenholzer janë të vendosur në misionin e tyre.

Bucks nuk hasën vështirësi as ndaj washingotn wizards, duke fituar 117-111 në transfertë, një ndeshje të cilën e kryesuan në 3 nga 4 periodat e përgjithshme.

Ndërkohë, Philadelphia 76-ers e vendit të 3-të po përpiqet të reagojë. Pas humbjes me Dallas Mavericks, 76-ers triumfuan 133-130 në shtëpinë e Bucks.

Më tej, pas 4 humbjeve njëra pas tjetrës, ka reaguar edhe Brooklyn Nets i vendit të 6-të, që është rikthyer në serinë e fitoreve, me dy radhazi. E fundit është ajo ndaj Charlotte Hornets 102-86-të.

Sakaq, Chicago Bulls, për momentin, vijon të mbetet jashtë zonës play-off, në vendin e 11-të. Skuadra e Billy Donovan regjistron 3 humbje në 5 ndeshje, ndërsa disfatën e fundit e pësoi nga Indiana Pacers e vendit të 12-të në shtëpi, 125-122.