NBA/ Boston Celtics udhëheq në Lindje, Bucks fiton edhe pa Giannis

Sport

Boston Celtics vazhdon të kryesojë Konferencën e Lindjes në NBA. 19 fitore në 24 ndeshje janë mëse mjaftueshëm që kjo skuadër të udhëheqë me meritë klasifikimin. Përgjatë javës së fundit, Celtics kanë marrë 4 fitore dhe vetëm një humbje.

Suksesi i tyre më i freskët erdhi ndaj Brooklyn Nets, me rezultatin 103-92, një sfidë, të cilën e kryesuan në 3 nga 4 periodat në total.

Në radhët e Bostonit, edhe një herë tjetër, ai që shkëlqeu ishte Jaylen Broën, i cili realizoi një double-double, 34 pikë, 10 rebound dhe 2 asist. Një gjë të tillë ai arriti ta bënte në 40 minuta e 14 sekonda në parket.

Ndërsa në radhët e Nets, 31 pikët e Kevin Durant dhe ato 29 të Jayson Tatum nuk arritën të ishin të dobishme, teksa tashmë do kujtohen vetëm si statistikë. Në kushte si këto, kjo ishte disfata e 12 sezonale për Nets dhe e para në 5 ndeshjet e fundit. Si pasojë e këtyre rezultateve, ekipi me bazë në Neë York City klasifikohet në vendin 8-të të tabelës së renditjes.

Ndërkohë, pas një humbje të pësuar nga Los Angeles Lakers, Milëaukee Bucks është rikthyer sërish tek fitorja, duke konsoliduar vendin e dytë në në renditje. Ndonëse pa Giannis Antentokoumpo në parket, me këtë të fundit që nuk ishte i gatshëm si pasojë e dëmtimit në gju, Bucks sërish e gjetën fitoren, duke triumfuar 105-96 ndaj Charlote Hornets.

Më tej, në rrugën e fitoreve ka arritur të rikthehet edhe Atlanta Haëks e vendit të 4, që ndodhet vetëm një klasifikim më poshtë sesa Cleveland Cavaliers. Pas 3 humbjeve të njëpasnjëshme, kanë pasuar dy suksese radhazi, konkretisht ndaj Orlando Magic dhe Denver Nuggets. Brenda zonës play-off, e më konkretisht në vendin e 9-të ndodhet edhe Miami Heat, ndihmuar padyshim edhe nga fitorja e ardhur në shtesë ndaj Boston Celtics, 120-116.

Sakaq, në rënie të lirë vazhdojnë të jenë Ëashington Ëizards dhe Chicago Bulls, të vendit 11-të dhe 12-të. Të dyja këto skuadra, në 5 ndeshjet e fundit regjistrojnë një ecuri të ngjashme, me nga 4 humbje dhe vetëm një fitore. Të dyja ekipet do provojnë ta bëjnë kthesën duke u nisur që nga ndeshja e ardhshme, atëherë kur sfidojnë njëra-tjetrën.