NBA/ Boston Celtics në krizë rezultatesh, Milëaukee Bucks ngjiten në krye

Sport

Ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur përgjatë javës së fundit në NBA. Në Konferencën e Lindjes, disi në mënyrë të papritur, Boston Celtics e ka parë veten në krizë, duke u mposhtur në 4 nga 5 ndeshje. Disfata më e freskët është ajo ndaj Orlando Magic 92-95 në shtëpi. Paolo Banchero ekzekutoi 31 pikë, duke lënë në hije performancën me një double-double të Jaylen Broën, me 24 pikë dhe 14 asist.

Si pasojë e këtyre rezultateve negative, Celtics ka zbritur në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit. Ndërsa nën anën tjetër, Magic ka nisur të fluturojë dhe të nisë ngjitjen. Në 6 ndeshjet e fundit, janë po kaq fitore për skuadrën nga Florida.

Sakaq, ecurinë negative të Celtics, e ka shfrytëzuar mjaft mirë Milwaukee Bucks, që falë 3 fitoreve në 5 takimet e fundit, ka arritur të ngjitet në vendin e parë të tabelës së klasifilimit. Suksesi i tyre i radhës erdhi ndaj Utah Jazz me një rezultat të thellë, 123-97. Skuadra nga Wisconsin fitoi 3 prej 4 periodave, çka bëri që në fund diferenca të ishte në 26 pikë. Bobby Portis, Jrue Holiday dhe Brook Lopez, arritën të linin gjurmë të rëndësishme në këtë takim, duke shënuar përkatësisht nga 22, 21 dhe 18 pikë.

Ndërkohë, një ecuri pozitive po gëzon edhe Brooklyn Nets i vendit të 4. Në 5 ndeshjet e fundit, për skuadrën nga New York kanë ardhur po kaq fitore. Në 4 prej këtyre taklimeve, vlen të theksohet forma e mirë e Kevin Durant, i cili ka qenë gjithmonë një ndër më të rëndësishmit e Nets dhe një prej tyre që ka shënuar më tepër pikë, së bashku me Kyrie Irving.

Më tej, teksa mbetemi në Lindje, vlen të theksohet edhe paraqitja e përkryer e New York Knicks, të cilët, në 7 ndeshjet e fundit kanë arritur të marrin po kaq fitore. Më e freskëta është ajo ndaj Indiana Pacers, 109-106-të. Si pasojë, Knicks klasifikohen të 6-tët në renditje.

Po ashtu, bilancin ka nisur ta përmirësojë edhe Miami Heat, që vjen nga 4 fitore të njëpasnjëshme, me të fundit të marrë në transfertën e San Antonio Spurs, 111-101.