NBA, BIE BOSTON PAS 5 NDESHJEVE

Sport

Pas 5 ndeshjesh radhazi me vetëm fitore, ka humbur Boston në NBA. Skuadra kryesuese në Konferencën e Lindjes u mposht  pas kohës shtesë 132-126 nga Golden State, në një ndeshje vërtet spektakolare.

Edhe pse të gjithë titullarët e Boston realizuan mbi 10 pikë, për t’u vecuar ishte Uhajt, i cili rezultoi më i miri me 30 pikë. Por kaq nuk mjaftoi. Për Uarriors u dallua Stephen Curry, autor i 33 pikëve. Gjithsesi, pavarësisht së pësuan humbjen e parë pas 5 ndeshjes, Celtics ende komandojnë në Lindje.

Fitore regjistroi edhe Miluaukee Bucks, që në sajë të 40 pikëve të realizuara nga Damian Lillard mundi 131-119 San Antonio Spurs. Dhe në këtë mënyrë ka qëndruar mes pretendentëve të Konferencës së Lindjes, atyy ku vazhdon të ketë rivalitet të fortë.