NBA: Ben Simmons udhëheq Philadelphian drejt Play-Off, James mposht Giannis!

Sport

phil3

Philadelphia 76ers vazhdojnë luftën e tyre drejt fazës finale të NBA, të udhëhequr nga Joel Embiid dhe padyshim një nga surprizat më të mëdha të sezonit, Ben Simmons. Australiani ishte i shkëlqyer në ndeshjen e fituar 108-94 ndaj Charlotte Hornets, ku realizoi nje “triple-double”, të 9-in sezonal me 11 pikë të shënuara, 15 asiste dhe 12 zotërime të topit nën tabelë. Kurse kamerunasi Embiid, ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 25 pikë.

clcl
Një përballje tjetër mjaft interesante ishte edhe ajo mes Cleveland Cavaliers dhe Milwaukee Bucks. Giannis Antetokoumpo ishte i papërmbajtshëm teksa realizoi 37 pikë dhe fitoi 11 duele për topin nën tabelë, mirëpo përballë një ylli si LeBron James, performanca të tilla të shkëlqyera eklipsohen. Lideri i Cleveland shënoi “triple-double” e 16 për këtë sezon dhe të 70-in në karrierë, me plot 40 pikë të realizuara, 10 asiste dhe 12 zotërime të topit nën tabelë, duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së tij me rezultatin final 124-117.