Atlanta Hawks kanë triumfuar ndaj Philadelphia 76ers, në ndeshjen e parë mes tyre në këtë sezon, me rezultatin 104-95. Në atë që është kthyer në një përballje klasike mes Joel Embiid dhe Trae Young, doli fitues ky i fundit, me 26 pikë të shënuara dhe 7 asiste. Por asistimi i fundit i lojës, për John Collins, padyshim që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, pasi Young nxorri jashtë lojë të pestë lojtarët e Sixers ,e një pasim të vetëm. Ndeshje të madhe bëri edhe Clint Capela, me 18 pikë e 20 ribaunde. ‘Double-double’ edhe për Okongwu, i cili pavarësisht se erdhi nga stoli, e mbylli takimin me 10 pikë e 11 ribaunde. Atlanta kishte diçka më tepër se sa Philadelphia dhe në fillimin e periodës së katërt, numëronin një avantazh prej 20 pikësh. Por një neglizhencë e lojtarëve të Haëks bëri që Sixers të ktheheshin në lojë e të besonin deri në fund, derisa erdhi momenti i gjenialitetit të Trae Young.
Ndërkohë Dallas Mavericks janë ndalur nga Washington Wizards, 113-105, në një takim ku Doncic, për herë të parë në këtë sezon, nuk ia doli të kalonte kuotën e 30 pikëve. Mavericks patën kontrollin e ndeshjes deri në nisjen e pjesës së dytë, ku filloi edhe përmbysja e Wizards, falë paraqitjes së shkëlqyer të Kyle Kuzma. Ish-lojtari i Lakers realizoi 36 pikë, 11 ribaunde e 6 asiste, teksa për Dallasin, shënuesi më i mirë ishte Dinwiddie me 33 pikë, ku ishte i saktë ne 7 gjuajtje nga përtej harkut. 22 pikë, 9 ribaunde e 6 asiste për Doncic, që sheh skuadrën e tij të marrë humbjen e pestë në këtë sezon.
Miami Heat fituan në kohën shtesë ndaj Charlotte Hornets, 117-112. Jimmy Butler ishte ai që bëri diferencën, me 35 pikë, 10 ribaunde e9 assite, por paraqitje të mirë bëri edhe Adebayo, me 18 pikë e 14 asiste. Edhe pse luanin pa Damien Lillard, Portland mposhti 106-95 New Orleans Pelicans. Jerami Grant me 27 pikë dhe Anfernee Simmons me 23 ishin ata që udhëhoqën Blazers në këtë përballje, teksa Pelicans mund të krenohet me 29 pikët e Ëilliamson.