Navas nuk trembet nga Liverpul: Kam mbrojtjen më të fortë

Sport

navassss

Të shtunën në finalen e Kievit, Keilor Navas do të ketë përballë treshen më të frikshme të këtij sezoni, Salah-Mane’-Firmino, autor të 29 golave sëbashku. Megjithatë, portieri i Realit nuk trembet nga ajo që e pret në ndeshjen ndaj Liverpulit. “Sigurisht kanë lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Mirëpo unë përpara meje kam mbrojtjen më të mirë të botës. Kam besim të plotë tek shokët e mi të skuadrës”, tha Navas. Objektivi i tij, ashtu si i të gjithë Realit është të rrëmbejë përsëri trofeun, që do të ishte i treti radhazi. “Natyrisht, është bukur të luash finalen e tretë radhazi. Ne kemi synimin që të argëtohemi, por mbi të gjitha të vazhdojmë të bëjmë historinë. Për këtë arsye jemi të përqendruar. Megjithëse, finalja e Champions League nuk është një përvojë e re për ne”, ka deklaruar portieri.

nava12
Pas disa paraqitjesh me oshilacione, mbrojtësi ekstrem i madrilenëve ka rezultuar shpesh vendimtar në këtë edicion të Champions League. Prandaj është shprehur i kënaqur me sezonin e zhvilluar deri tani: “Përpara ndeshjeve me Bajernin e Mynihut isha shumë i lumtur në nivel personal. Por kam qenë akoma më shumë, edhe falë sforcimit të madh të grupit. Ja përse arritëm të gjithë një rezultat të madh. Ishte vërtet emocionuese të fitonim, duke arritur sërish në finale”. Në planin personal, kostarikani ka folur edhe për jetën jashtë fushave të lojës, duke thënë se i pëlqen shumë të qendrojë me familjen, që është një element i rëndësishëm i jetës së tij.