Nations League, ´Spanja madrilene´ shpartallon Kroacinë 6-0

Sport

spanj kroaci

Në ndeshjen e dytë të Grupit të 4 në Ligën A të Nations League, Spanja shpartalloi 6-0 Kroacinë nënkampione bote. Sfida e luajtur në Elche pa “La Rojan” tejet në formë. Treshja Saul-Isco-Asensio u treguan të jashtëzakonshëm duke prodhuar një lojë fantastike mes tyre. Saul zhbllokoi shifrat në minutën e 24 dhe fillë më tej Spanja mori më tepër besim për t’iu afruar portës kroate. Pas minutës së 30-të gjithcka foli për Marco Asension, autor të një dopjete fantastike. Talenti i Realit të Madridit nuk kishte shënuar më parë gol me përfaqësuesen dhe e shijoi më së miri ndaj Kroacisë.

Spain vs Croatia 696x464

Me rezultatin 3-0 gjërat ishin tejet të vështira për grupin e Dalic. Por do të bëheshin edhe më shumë në pjesën e dytë. Rodrigo, Ramos dhe Isco do të ishin autorët e tre golave të radhës duke e mbyllur këtë sfidë me shifrat 6-0. Megjithatë në Spanjë vëmendja nuk ka qenë më shumë te rezultati se sa te fakti se në fushë si titullarë kishte 6 lojtarë të Realit dhe vetëm 1 të Barcelonës. Sidoqoftë pas sfidës Luis Enrique tha se nuk i intereson shumë kjo pjesë pasi në kombëtare sheh vetëm fanellën e skuadrës dhe asgjë më shumë. Pas kësaj fitoreje Spanja ka 6 pikë dhe shton më tej shanset për ta mbyllur si e para e këtij grupi ku është edhe Anglia.