Nata jo pozitive e Champions-it për shqiptarët

Sport

gun  1381310671 uefa champions league 1
E mërkurë e errët europiane për futbollistët shqiptarë, që marrin pjesë në turin e tretë eliminator të UEFA CHAMPIONS LEAGUE. Shkëlzen Gashi u bë protagonist jo pozitiv i Bazelit në fitoren 3-1 të fiksuar në fushën e Lech Pozan, pasi ekzekutoi në minutën e 67-të një penallti, që portieri kundërshtar arriti ta neutralizojë. Kështu, shqiptari humbi mundësinë të dërgonte në avantazh Bazelin, që deri në ato çaste barazonte 1-1. Por sikur të mos mjaftonte kaq edhe u zëvendësua pas rreth 8 minutash nga trajneri Fisher. Sa doli ai nga loja, kampionët e Zvicrës shënuan golin e dytë me Janko. Në fund edhe të tretin me Calla, realzim për të cilin dha assist shqiptari tjetër i Bazelit, Taulant Xhaka, i aktivizuar për 90 minuta.
Por në shtesë, brenda një minute, mesfushori kuqezi kaloi nga parajsa në ferr. Fillimisht në të 92′ shërbeu për golin, teksa nuk kaloi as një minutë kur u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër, duke njollosur paraqitjen e bërë gjatë lojës. Tani do të mungojë në ndeshjen e kthimit kundër Lech Poznan, megjithatë kalimi në “play-off” duke i hipotekuar për skuadrën zvicerane.
Titullar në të mërkurën e Champions League luajti edhe një tjetër shqiptar, Ansi Agolli. Por në ndryshim nga Bazeli i Gashit e Xhakës, skuadra e mbrojtësit anësor pësoi humbje. Gjithsesi ishte një rezultat minimal 1-0, ai me të cilin Karabaku u mposht nga Selltiku. Shifra që lënë gjithçka të hapur sa i takon kualifikimit. Për t’u veçuar është se të vetmin karton të verdhë të ndeshjes për kampionët e Azerbaixhanit e ka mori pikërisht Agolli, në minutën e 62-të.