Napoli vs Union Berlin, TS2 HD, 20:45

Sport

 Rudi Garcia, trajneri i Napolit:

“Ndonëse jo matematikisht, një fitore sonte, do të na dërgonte shumë raundit të 1/8-tave. Për këtë arsye, sonte nuk kemi mënyrë tjetër, veçse të synojmë rezultatin maksimal, edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Unioni nuk po kalon një moment të mirë, por kur luan në Champions League, nuk mund të pretendosh për një skuadër të lehtë. Për Unionin kemi respekt maksimal. Në Gjermani ne vuajtëm shumë për të marrë fitore, e për këtë arsye, edhe sonte pres të jetë një sfidë e vështirësisë maksimale.

Gjithësesi, jam i sigurt se lojtarët e mi do të japin më të mirën e tyre, jo vetëm në aspektin individual, por edhe atë kolektiv. Kjo është mënyra efikase për të fituar.

Unioni është një skuadër që mund të luajë me 3 ose 4 mbrojtës në prapavijë, por si fillim ata duhet të merakosen për lojën që do të bëjmë ne. Sonte jemi përgatitur që të luajmë me rreshtime të ndryshme. Kur Raspadori luan përpara, hapësirat që krijohen prej tij, duhet të shfrytëzohen më së miri nga mesfushorët, në mënyrë për t’u afruar me golin në një tjetër metodë.

Osimhen? Ai do të rikthehet së shpejti, por unë do të përqendrohem tek lojtarët që kam në dispozicion. Në ekip është rikthyer edhe Anguissa dhe infermieria ëshë duke u boshatisur. Unë do t’i bëj llogaritë me lojtarët që kam të gatshëm, në mënyrë që të kemi mundësinë më të mirë për të fituar.

Raspadori? Që prej kohës kur kam ardhur këtu, ai gjithmonë është treguar protagonist, edhe kur ka luajtur titullar, por edhe kur është aktivizuar nga stoli. Unë i njoh shumë mirë aftësitë et tij, si në anaën realizative, ashtu edhe në dhënien e asisteve. Raspadori më pëlqen shumë, sepse ai luan për skuadrën dhe përfshihet shumë në aspektin mbrojtës.”

 

 

Giacomo Raspadori, sulmuesi i Napolit:

“Ndaj skuadrave që luajnë mbyllur, sikurse është Union Berlin, duhet të tregohemi të aftë për të punuar mirë në zona të ngushta dhe mes linjave, sepse mendoj se ky do të jetë edhe çelësi i suksesit në një përballje të tillë. përgjatë lojës do të ketë edhe momenti që do të na duhet edhe të vuajmë, pasi edhe Unioni do të ketë mundësitë e veta. Për këtë arsye duhet të kuptojmë momentin kur duhet të sulmojmë dhe momentin kur duhet të mbrojmë. Madje, do të thoja se minutat e para të ndeshjes do të jenë shumë të rëndësishme.

Unë zëvendësues i Osimhen? Nuk mendoj kështu. Zgjedhjet që bëhen janë gjithmonë në të mirë të skuadrës. E rëndësishme është se duhet të dimë që gjithësecili mund të japë kontributin e tij në ekip. Nga kjo lloj mënyre mund të përfitojnë të gjithë.

Në aspektin individual, për mua është e rëndësishme që të mos harroj se gjithmonë është mundësia për t’u përmirësuar gjithmonë e më tepër. Kjo gjë duhet të ndodhë edhe në aspektin kolektiv, teksa duhet të kemi parasysh që të përmirësojmë pikat tona të dobëta përpara portës dhe të tregohemi më efikasë.”

 

 

Urs Fischer, trajneri i Union Berlin:
“Padyshim që jemi të gjithë të zhgënjyer nga ndeshja që luajtëm me Frankfurtin në fundjavë. Edhe një ditë pas takimit, gjendja e skuadrës nuk ishte aspak e mirë, por kjo është mëse e kuptueshme. Në rrethana si këto, nuk kemi rrugë tjetër, veçse të shohim përpara dhe të mendojmë pozitivisht. Përgjatë këtyre dy ditëve, skuadra ka treguar se ata duan me çdo kusht që kjo situatë të ndryshojë. Thënë ndryshe, kemi ardhur për të fituar në shtëpinë e Napolit, pasi duam të rikthehemi me 3 pikë në shtëpinë tonë. Me Napolin luajtëm dy javë më parë dhe kemi nxjerrë mjaftueshëm mësime nga ajo ndeshje. Tashmë i dimë më mirë pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit dhe ndeshjen e kemi përgatitur pikërisht mbi këto detaje. Plani ynë është i qartë. Në ndeshje si këto, është shumë e rëndësishme që të zbresësh me mentalitetin e duhur në fushën e lojës. Pikërisht qasja e minutave të para, mund të vendosë shumë edhe për vijueshmërinë e takimit. Natyrisht që për Napolin kemi respekt maksimal. E dimë që ata janë një skuadër shumë e fortë dhe që do të synojnë të fitojnë me çdo kusht, duke qenë se një trepikësh sot, i afron më shumë me kualifikimin në raundin tjetër. Megjithatë, shpresojmë që ata të mos jenë në ditën e tyre më të mirë dhe nga ana tjetër, për ne të shkojë çdo gjë mirë.”
Leonadro Bonuçi, mbrojtësi i Union Berlin:
Situata e muajve të fundit nuk ka shkuar aspak sikurse kemi dashur dhe kemi shpresuar. Natyrisht që Napoli është një kundërshtar që ka bërë mirë në Itali përgjatë viteve të fundit, e po ashtu edhe në Europë. Pikërisht për ecurinë e tyre, ata meritojnë respekt maksimal. Nga ana tjetër, ne duam ta thyejmë këtë ecuri të kundërshtarit. kemi ardhur këtu për të marrë rezultat maksimal. Duam të rikthehemi me pikë në shtëpinë tonë, në mënyrë që t’i japim një tjetër kthesë rezultateve të deritanishme. Është e vërtetë se që prej kur jam bashkuar me Union Berlin, rezultatet nuk kanë qenë aspak pozitive. Gjithësesi, jam i bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe për këtë nuk kam ndryshuar mendim. Në aspektin sportiv po përjetoj një eksperiencë shumë të mirë, bashkë me skuadrën, e po ashtu edhe me trajnerin. Njëkohësisht, për mua po rezulton një eksperiencë pozitive edhe në aspektin njerëzor. Në Berlin po jetoj larg familjes sime dhe kjo është pak e vështirë. Megjithatë, sa herë zbres në fushë me ekipin, dëshira është për të bërë mirë dhe për të dhënë maksimumin në mënyrë që të bashkë me skuadrën të arrijmë drejt rezultateve pozitive.”

Imanol Alguacil, trajneri i Real Sociedad:
“Sigurisht që kjo e sotmja do të jetë një ndeshje e rëndësishme sa i përket objektivave tona, por dua që lojtarët të jenë të qetë në fushën e lojës. Pres një takim të luajtur me një qasje tjetër në krahasim me atë që ne fituam në Lisbonë. Benfica është një skuadër e mrekullueshme. Janë një klub i madh, i organizuar si duhet, me lojtarë e një staf cilësor, por që po vuan në këtë kompeticion. Kjo e bën situatën për ne shumë të rrezikshme. Ata do të kërkojnë të bëjnë gjithçka për të fituar, prandaj pres një lojë të fortë, të luftuar në çdo cep të fushës. Megjithatë, kur luan në këto nivele, kurrësesi nuk mund të presësh një ndeshje të lehtë për t’u menaxhuar. Ne jemi të vetdijshëm për forcën tonë dhe për atë se çfarë kemi realizuar deri më tani. Më pëlqen grinta dhe guximi që kanë shfaqur lojtarët e mi, pasi këto dy pika kanë qenë të rëndësishme për mua që në momentin që u përcaktua edhe grupi ku ndodheshim. Jam krenar për ta e për punën e bërë deri më tani. Gjithësesi, ka ende vend për përmirësim. Po punojmë çdo ditë e më shumë për të rritur nivelin tonë të lojës. Nuk mendojmë për fazën tjetër. Ndeshjet merren një e nga një dhe për momentin, nuk jemi të kualifikuar. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë e të jemi të përulur. Sot luajmë një ndeshje të rëndësishme, por siç e thashë edhe më herët, nuk duhet ta përgatisim me presion përballjen ndaj Benfica-s.”
Ander Barrenetxea, sulmues i Real Sociedad:
“Benfica është një klub i madh e më lojtarë shumë cilësor. Por edhe ne jemi një skuadër e fortë dhe këtë përpiqemi ta tregojmë sa herë që në jepet mundësia. Në takimin e parë i realizuam si duhet detyrat e trajneri dhe ia dolëm të merrnim atë për të cilën ishin përgatitur. Pavarësisht kësaj, ka ende shumë punë për t’u bërë. Jemi ende në gjysmë të rrugës në fazën e grupeve.Për të vazhduar me rezultatet të mira, duhet që të rrisim nivelin tonë të lojës ndeshje pas ndeshje. Duhet të mësojmë nga gabimet që bëjmë në fushë, pasi gjërat sa vijnë e komplikohen e një gabim të kushton jo pak. Jemi të lumtur për atë se çfarë kemi arritur deri më tani, por padyshim që duam të tregojmë vlerat tona edhe më tej.”

Roger Schmidt, trajneri i Benfikës:

“Real Sociedad tregoi që janë një skuadër e ndërtuar me kujdes dhe që mbështetet tek forca e grupit. Kanë përshkruar një rrugë të gjatë vit pas viti për të mbërritur deri në këtë pikë, prandaj është e kuptueshme pse janë kaq të fortë e plot dëshirë. Meritojnë përgëzime për atë se çfarë kanë ndërtuar e realizuar. Janë të organizuar në mënyrë të tillë që të mund t’i hapin probleme çdo kundërshtari të mundshëm. Mendoj se rezultatet deri më tani nuk tregojnë forcën e vërtetë të skuadrës sonë. Kemi besim të forcat tona dhe do të përpiqemi të japim maksimumin në takimet e mbetura. Jam i bindur se nëse luajmë në më të mirën tonë, mund të fitojmë kudo e ndaj kujtdo. Por këtë duhet ta tregojmë në fushë. Duhet të mësojmë situatat që na kanë ndëshkuar gjatë ndeshjeve që lamë pas dhe të kuptojmë se ku kemi ende nevojë për më shumë punë. Jemi përpjekur t’i analizojmë gjërat me kujdes e të përmirësohemi, por sigurisht, vetëm fusha do ta tregojë nëse vërtet ia kemi dalë mbanë të zgjidhim diçka të tillë apo jo. Në anën tjetër, koha e mbetur dhe tabela e renditjes nuk na premton shumë, prandaj nëse duam t’i japim një drejtim tjetër situatës ku ndodhemi, duhet t’i përmirësojmë gjërat që në këtë përballje ndaj spanjollëve.”

Joao Mario, mesfushor i Benfikës:

“Para se të mendojmë për të analizuar kundërshtarin, duhet të shohim nga vetja. Nuk mendoj se skuadra jonë ka qenë vetvetja në atë se çfarë ka treguar së fundmi në fushë. Është e rëndësishme t’i marrim gjërat nën kontroll dhe të jemi ne ata që diktojnë ritmin dhe situatat që krijohen në fushë. Në ndeshjen e parë ndaj Real Sociedad vuajtëm jo pak në këtë aspekt. Ne i kemi të gjitha cilësitë për të mos lejuar të përsëriten të njëjtat gabime. Jemi përpjekur të punojmë sa më shumë me njëri-tjetrin, duke i qëndruar besnikë udhëzimeve të trajnerit. Në ‘Champions League’ koha nuk është asnjëherë në favorin tënd. Nëse duam të marrim një rezultat pozitiv, është e rëndësishme t’i marrim gjërat nën kontroll që nga fillimi, përndryshe do hasësh situata edhe më të vështira se sa kjo ku ndodhemi aktualisht.”