“Po punojmë me detaje për të korigjuar disa gjëra që nuk më pëlqyen nga ndeshja e parë. Gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar. Milani ka shumë energji dhe teknikë të lartë. Po ashtu, mund të them se portieri i tyre është si një mbrojtës që luan shumë mirë me këmbë. Mendoj se detajet dhe kujdesi maksimal ndaj situatave specifike mund të vendosin shumë gjëra dhe që ndoshta do të na vendosin në pozita më të mira se sa kundërshtarët tanë. Kemi mjaftueshëm eksperiencë për të menaxhuar situata të tilla. Kemi luajtur shumë ndeshje në ‘Champions League’ ku kemi treguar maturi dhe karakter. Nuk shoh asnjë arsye tjetër pse të mendoj ndryshe. Përmbysja e rezultatit nuk është një gjë e pamundur. Nëse do të luajmë sipas mënyrës sonë, atëherë pozitat do të kalojnë shpejt në favorin tonë. Unë këtë pres nga skuadra ime. Dua të luajmë me vendosmëri dhe dëshirën që kemi shfaqur përgjatë gjithë sezonit. Gjithashtu dëshiroj që djemtë të jenë të thjeshtë në atë që do të bëjnë në fushë, por duke dhënë maksimumin në çdo aspekt. Në këtë nivel të futbollit, në një kompeticion si ky, është një shpërblim për lojtarët që të vazhdojnë të jenë pjesë e një skene të tillë, por kjo nuk do të thotë se duhet të kënaqemi me kaq. Është momenti t’i kthejmë besimin tifozëve dhe qytetit tonë.”