NAPOLI vs MILAN – Stefano Pioli, trajneri i Milanit:

Sport

“Është një gabim i madh nëse mendojmë të mbrohemi gjatë gjithë ndeshjes së sotme. Kemi një avantazh minimal dhe kundërshtari ka një mesatare prej 3 apo 4 golash për ndeshje në këtë sezon. Një javë më parë, e menaxhuam mirë topin dhe mënyrën e lojës dhe të njëjtën gjë pres edhe sot. Do të jetë ndeshja e tretë brenda pak ditësh dhe gjërat sigurisht që kanë ndryshuar. Asnjë takim nuk është i njëjtë. Skuadrat e njohin shumë mirë njëra-tjetrën dhe nuk mund të them se nuk dihet cilat janë pikat e forta dhe të dobëta për secilën. Kundërshtari ka karakteristika ndryshe nga ne, me lojtarë që dinë të përshtaten mirë në të gjitha pozicionet. Ata janë shumë të fortë me topin nën zotërim dhe mjaft të fuqishëm në aspektin fizik. Gjatë këtyre ditëve, ka qenë e rëndësishme për ne të lexojmë me kujdes të gjitha situatat e ndeshjes së parë. Mendoj se të gjithë mund të nxirrnim nga një mësim në çdo aksion që zhvillohej. Të luash në një stadium si ‘Maradona’ është diçka e bukur. e them këtë jo vetëm për atmosferën që krijohet, por edhe për karikimin që marrin lojtarët e të dyja skuadrave. Këtë herë mund të luajë edhe Osimhen, kjo është e vërtetë. Ai është një lojtar i madh, me karakteristika të shkëlqyera për një sulmues. Por siç e thashë edhe më herët, ne do të vazhdojmë të luajmë në mënyrën tonë, pa ndonjë plan specifik për ndonjë element të caktuar të kundërshtarit.”