NAPOLI vs FRANKFURT, TS2 HD, 20:45 LUCUANI SPALLETTI, TRAJNERI I NAPOLIT

Sport

“Për të ndërtuar skuadra të mëdha, duhen lojtarë të mëdhenj. Nuk ka rrugë tjetër. Më pas, lojtarët duhet të jenë të përulur dhe të japin maksimumin për ekipin. Pasi të jenë kompletuar të tilla aspekte, është momenti për të kaluar në termat taktikë, në mënyrë që të ndërtohet një system, mbi të cilin do të punohet. Kur të të gjitha këto detaje bëhen bashkë, përfshirë këtu tifozët e mrekullueshëm dhe të apasionuar të Napolit, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë për të shkuar drejt një objektivi.

Përpara na pret një sfidë e madhe, aq sa mund të konsiderohet si finalja e parë e këtij sezoni. Nuk mendoj se mbi skuadrën do të ketë presion, por jam i bindur se lojtarët e mi do të kenë sërish të njëjtën qasje, sikurse në takimin e vajtjes. Futbollistët duhet të jenë e uritur për të arritur rezultate pozitive.

A mund të konkurojmë me më të mëdhatë e Europës? Skuadra ime nuk dorëzohet asnjëherë. Ne duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen e sotme dhe të mos mendojmë për kompeticionin e Champions League në përgjithësi. Kemi respekt për Frankfurtin, sepse është një kundërshtar shumë i vështirë. Do të ishte e pakuptueshme që të flisnim për raundet përpara kohe për raundet e tjera të këtij turneu.”