Napoli i jep fund ecurisë negative në kampionat dhe rikthehet në rrugën e fitoreve. Në javën e 28 të Serie A, skuadra e kaltër, mundi 2-1 Fiorentinën në shtëpi, falë golave të realizuar nga Romelu Lukaku dhe Xhakomo Raspadori përgjatë pjesës së parë.
Sa i përket Lukakut, që prej 2012/13-tës, ky është sezoni i 12 që belgu arrin të shënojë plus 10 gola në kampionat. Në këtë drejtim, vetëm Robert Leëandoëski ka mundur të bëjë më mirë, me 13 edicione të ndryshme që realizon plus 10 gola.
Sa i përket Fiorentinës, të vetmin gol për ekipin vjollcë e shënoi Gudmundson, por që në fund, nuk arriti t’i sillte asnjë përfitim kampit mik, kështu që do të mbetet thjesht një statistikë personale për futbollistin në fjalë.
Falë kësaj fitoreje, Napoli është ngjitur në kuotën e 60 pikëve në Serie A, në vendin e dytë, vetëm 1 më pak sesa Interi kryesues, duke e kthyer garën për titullin kampion në një maratonë mjaft interesante.
Në ndeshjen e radhës, skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, do të provojë të mbajë këtë marsh rezultatesh, teksa edhe kalendari e favorizon, pasi do të luajë ndaj Venezias në transfertë.
Ndërsa për Fiorentinën, do të paraqitet një tjetër test i vështirë, pasi skuadra e Rafaele Paladinos do të presë Juventusin në shtëpi.