Napoli-Real Madrid, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

napoli real

Maurizio Sarri, Napoli: Presioni aktualisht bie tek Reali i Madridit. Ata janë kampionët, klubi më i pasur, prandaj atyre u duhet të kualifikohen, kurse ne do mundohemi t’i bëjmë që të heqin të zijtë e ullirit. Lojtarët e Realit janë të mësuar me stadiume që kanë atmosferë të zjarrtë, por jam i sigurt se tifozët tanë do na japin mbështetjen e duhur për të zhvilluar një ndeshje perfekte.

Marek Hamsik, Napoli: Eshtë një përballje e madhe, por s’duhet të na japë presion. Përkundrazi duhet të na motivojë pasi kundërshtar kemi kampionët, skuadrën që ka më shumë trofe në të gjithë Botën dhe për këtë duhet ta shijojmë sfidën me ta, këtu them se do na japë një dorë të madhe edhe publiku, që na mbështet gjithmonë.

Zinedine Zidane, Real Madrid: Ndeshjet e Champions League-ës janë gjithmonë të vështira. Përballë kemi një skuadër që s’humbet shumë, sidomos në shtëpi. Si lojtar e kam përjetuar atmosferën që krijohet këtu dhe e di që s’është kurrë e lehtë. Tifozët e mbështesin shumë skuadrën në shtëpi, por kjo mendoj se u jep edhe më shumë motivim skuadrës mike. Napoli do luajë me intensitet, pasi u duhet të shënojnë. S’mendoj se janë të lodhur pas fitores ndaj Romës të shtunën. Kur fiton një ndeshje të madhe si ajo, nuk lodhesh, përkundrazi bëhesh më i fortë. Jam i sigurt se do të na duhet të vuajmë, por jemi gati.

Daniel Carvajal, Real Madrid: Përtej rezultatit 3-1 të takimit të parë, e dimë që ka për të qenë një ndeshje e vështirë. Por ne do të përpiqemi të fitojmë, ashtu sikurse bëjmë gjithmonë. Napoli luan një futboll sulmues, me intensitet. Në ndeshjen e parë na krijuan goxha vështërsi, prandaj na duhet të luajmë si skuadër dhe të mos u lejojmë hapësira.