Napoli,plas polemika për nje… shqiptar

Sport

 

napoli s1

I befasoi të gjithë Maurizio Sarri mbrëmjen e së mërkurës, kur Napoli u përball me Besiktas në “San Paolo”, duke lënë në stol mbrojtësin e Shqipërisë,Elseid Hysaj. Anësori madje nuk u aktivizua për asnjë minute në ndeshjen që Napoli e humbi 2-3 brenda në shtëpi.Trajneri e ka shpjeguar këtë zgjedhje të lënies jashtë të mbrojtësit 22-vjeçar, me këto fjalë: “Hysajm’u duk i lodhur në aspektin psikologjik, nuk e shihja maksimalisht të përqendruar. Mendova se nuk ishte e përshtatshme që ai të luante dhe për këtë arsye vendosa të aktivizoj Maggion në krahun e djathtë”.
Mirëpo kjo deklaratë e Sarrit ka sjellë edhe reagimin e menaxherit të Hysajt, i cili duke folur për “Radio CRC” është shprehur se nuk ndan aspak të njëjtin mendim me teknikun. “Hysaj nuk ka problem psikologjike.Ai është i qetë, i ekuilibruar dhe një djalë i forte në aspektin mental. Hysaj ka një karakter të forte dhe nuk është në vështirësi, por është vetëm pak i lodhur për shkak se vjen nga aktivizimi në dy ndeshje me Shqipërinë. Problemet psikologjike janë jashtë karakterit të Hysajt”, është shprehur Mario Xhiufredi. Ai në këtë mënyrë ka ngarkuar me faj pikërisht faktin e aktivizimit me Kombëtaren edhe në një ndeshje si ajo me Lihtenshteinin, ku Hysaj ndoshta mund të ishte kursyer nga De Biazi.
Pritet të shihet nëse kjo polemikë e krijuar nga menaxheri i tij do të ketë pasoja për mbrojtësin, apo do të jetë rregullisht në krahun e djathtë të mbrojtjes për ndeshjen e fundjavës kundër Krotones.