Napoli pëson humbjen e parë sezonale, fitorja e Interit gëzon Milanin dhe Juventusin

Sport

Interi mund Napolin dhe hap kampionatin. Kryendeshja e javës së 16-të të Serie A, ka dhënë një spektakël të vërtetë, por në fund pati vetëm nëj gold he ai u shënua nga skuadra zikaltër. Konkretisht ishte Edin Dzeko ai që e dërgoi topin në fundin e rrjetës në minutën e 56-të të sfidës.

Boshnjaku e shfrytëzoi në maksimum krosimin e ardhur nga këmbët e Federico Dimarcos. Sulmuësi shtatlart gjuajti saktë me kokë dhe topi u ndal pas krahëve të portierit Meret.

Që prej momentit kur ka mbushur 35 vjeç, Dzeko ka arritur të shënojë 20 gola në Serie A për Interin. Të gjithë lojtarët e mëparshëm të Interit që kanë qenë mbi 35 vjeç, kanë mundur të shënojnë gjithësej vetëm një total prej 19 golash për ekipin zikaltër.

Me këtë 3 pikësh kaq shumë të rëndësishëm, Interi ngjitet në kuotën e 33 pikëve dhe ndodhet në vendin e 4 të tabeloës së renditjes. Nga ana tjetër, kjo ishte humbja e parë sezonale për skuadrën e drejtuar nga Luçiano Spelletti, që në 15 takimet e mëparshme, regjistronte 13 fitore dhe 2 barazime.

Ky sukses i Interit është festuar edhe në shtëpinë e rivalëve të tjerë të kampionatit, sikurse janë Milani, apo edhe Juventusi, sepse në këtë mënyrë, gara për titullin kampion mund të konsiderohet e hapur. Napoli kryeson në Serie A me 41 pikë, ndjekur nga Milani me 36 dhe Juventusi me 34.