Napolit nuk I bën punë as ndërrimi I trajnerit. Në javën e 26 të kampionatit, skuadra kampione në fuqi e Italisë u ndal në barazimin e dytë radhazi, këtë herë në transfertën e Cagliarit, me rezultatin 1-1.
Pavarësisht se kaluan të parët në epërsi me Victor Osimhen në minutën e 66, fitorja sërish nuk erdhi, ndoëse u duk shumë pranë. Të paktën që prej debutimit të tij në Serie A në sezonin 2020/21, Osimhen ka realizuar 18 gola me kokë. Në 5 ligat më të forta të kontinentit, vetëm Harry Kane ka shënuar më shumë në këtë aspect, 24 finalizime.
Megjithatë, me këtë gol, shtatlarti I ofensivës, nuk mundi t’I sillte dot 3 pikë skuadrës së Napolit, që golin e barazimit e pësoi në minutën e 96, me autor Luvumbon.
Në rrethana të tilla, javët kalojnë dhe kriza e Napolit shkon vetëm drejt përkeqësimit, ndërsa misioni për t’u kualifikuar në vendin e katërt, duket thuajse I pamundur. Për momentin, skuadra e kaltër, klasidikohet në vendin e 9 në kuotën e 37 pikëve, ndërsa vendi I katërt që mbahet nga Bologna është 11 pikë larg.
Pasi debutoi në Champions League, kjo ishte ndeshja e dytë për trajnerin Francesco Calzona, por ashtu sikurse e para, edhe në të dytën, ekipi I tij nuk mundi të shkonte dot më shumë sesa një barazim. Në rrethana si këto, Napoli, do provojë të gjejë fitoren, duke nisur nga java e ardhshme, teksa do të vizitojë Sassuolon në transfertë.