Ndonëse e ka fituar titullin kampion prej javësh dhe tashmë luan pa asnjë objektiv, Napoli nuk e ndal hapin. Në raundin e 36 të Serie A, kampionët e rinj të Serie A, fituan ndaj Interit me rezultatin 3-1. Ndeshja e luajtur në “Diego Armando Maradona”, episodet më të rëndësishme të saj, I pati në pjesën e dytë, teksa në minutën e 67-të, Anguissa kaloi vendasit në epërsi.
Interi, I mbetur me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Gagliardinit që në pjesën e parë, arriti të barazonte në të 82-tën, duke krijuar idenë se ekipi zikaltër do të dilte me të paktën 1 pikë nga kjo transfertë e vështirë. Që nga fillimi I Prillit, ky ishte goli I 6-të I belgut në kampionat. Gjatë kësaj kohe, asnjë futbollist tjetër I kompeticionit nuk ka shënuar dot kaq shumë.
Për t’u rikthyer tek sfida, pavarësisht barazimit të Interit, Napoli kishte të tjera ide. Vetëm 180 sekonda pas festës së miqve, Di Lorenzo realizoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, ndërsa në të 4-tën minutë të shtesës, Gaetano vendosi përfundimisht rezultatin e sfidës.
Kjo është herë e parë në historinë e Napolit, që ekipi I kaltër fiton ndaj 19 kundërshtarëve brenda një sezoni të vetëm.
Nëse fitorja shërbeu vetëm si statistikë për Napolin, në anën tjetër, humbja, ka lënë një shije të hidhur në radhët e finalistëve të UEFA Champions League. Zikaltërit kanë zbritur në vendin e 4 në tabelë, në kuotën e 66 pikëve, vetëm 2 më tepër sesa Milani I vendit të 5-të. Për ta siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Champions për edicionin e ardhshëm, Interi është I detyruar t’I fitojë të dyja ndeshjet e fundit.