Napoli ngjitet në vendin e parë të Serie A

Sport

Falë fitores së katërt radhazi në Serie A, Napoli është ngjitur në krye të tabelës së klasifikimit. Në javën e 19-të, të kaltërit triumfuan 3-0 në një fushë të vështirë si ajo e Fiorentinës, çka është një tregues i qartë i forcës së skuadrës së drejtuar nga trajneri Antonio Conte. Vetëm 12 gola të pësuar deri në gjysmë të sezonit, e bën Napolin, ekipni me mbrojtjen më të fortë të Serie A. Nëse i bazohenmi shprehjes, se një sulm i fort të fiton ndeshjet, ndërsa një mbrojtje e fortë të fiton titujt, atëherë është më vend të themi se jugorët e Italisë, duken në rrugën e mbarë për të shkuar drejt titullit kampion, ndonëse përpara ka një mori pengesash për të kaluar. Për momentin, Napoli është në vendin e parë me 44 pikë, 3 më tepër sesa Atalanta e vendit të dytë, por duhet theksuar se bergamaskët nuk morën pjesë në javën e 19 të Serie A, për shkak të angazhimit në Superkupë, bashkë me Interin, Juventusin dhe Milanin. Më tej, duhet saktësuar gjithashtu, se Interi, në krahasim më rivalët, tani ka dy ndeshje më pak, sepse përveçse nuk luajti në javën e 19, ka edhe një të mëparshme me Fiorentinën, duel që u ndërpre, për shkak të incidentit që ndodhi me Edoardo Boven në fushën e lojës. Thënë këtë, nëse kampionët në fuqi të Italisë, i fitojnë të dyja ndeshjet e prapambetura, atëherë do të katapultoheshin menjëherë në vendin e parë të tabelës, duke lënë pas Napolin, apo edhe Atalantën. Se si do të shkojë situata me kreun e renditjes, kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi, por ajo që vlen për t’u theksuar, është fakti se këtë sezon, por shijojmë një garë të mrekullueshme sa i përket garës drejt titullit kampion.