Napoli i premton 200 milionë euro në merkato trajnerit Antonio Conte

Sport

Napoli i premton Antonio Contes një investim prej 200 milionë eurosh në merkato. Trajneri italian konsiderohet si kandidati numër një për të marrë drejtimin e skuadrës jugore të Italisë, teksa prej ditësh, bisedimet mes palëve vijojnë të jenë me ritme të larta.

Mediat italiane raportojnë se si trajneri, ashtu edhe klubi, e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të nënshkruar një kontratë, e cila pritet të bëhet zyrtare në të ardhmen e afërt. Dihet që Conte ështët një trajner fitues, por dihet gjithashtu se ai kërkon garanci nga klubi për t’i sjellë në ekip futbollistë cilësorë, më mënyrë që t’i përshtaten më së miri edhe metodologjisë së tij të lojës.

Thënë këtë, siç raportohet nëpërmjet të përditshmeve italiliane, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka vendosur të mos kursehet, por i ka premtuar Contes, se në merkaton e kësaj vere, do të shpenzojë 200 milionë euro në merkato, duke synuar një përforcim të organikës thuajse në të gjitha repartet, por në veçanti atje ku ka më shumë nevojë.

Nga Napoli parashikohet të largohet sulmuesi Victor Osimhen, nga shitja e të cilit pritet të arkëtohen më tepër se 120 milionë euro. Me këto miliona, apo duke shtuar edhe të tjera nga arka e shpenzimeve, besohet se Napoli do të jetë klubi italian që do të shpenzojë më tepër në këtë merkato.

De Laurentiis është i vendosur. Në sezonin 2023/24 skuadra e tij i bëri një mbrojtjte të shëmtuar titullit kampion, duke u renditur në vendin e 10 në klasifikim. Si pasojë, numri një i 3 herë kampionëve Italisë është gati të mos kursehet, por të shpenzojë dhe të ndërtojë një skuadër konkuruese, e për më tepër duke i vendosur në krye një trajner si Conte, i cili njihet si një specialist në fitimin e titujve kampionë dhe këtë gjë e ka kudo që ka drejtuar, si me Juventusin, Chelsean, apo edhe Interin