Napoli humbet kreun e renditjes në Serie A

Sport

Napoli humbet kreun e renditjes në Serie A. Në javën e 26 të Serie A, të kaltërit kanë pësuar një humbje befasuese në transfertën e Comos, duke u mposhtur 2-1. Ndonëse vinin favoritë në letër përpara ndeshjes, fusha e lojës tregoi tjetër gjë.

Vendasit morën një dhuratë që në minutën e 7-të, teksa Amir Rrahmani shënoi autogol në portën e tij, duke llogaritur keq daljen e portierit Meret.

Barazimin e loëjs, e solli përkohësisht Raspadori në minutën e 17-të, duke krijuar idenë se Napoli do të përmbyste rezultatin, por nuk ndodhi kështu. Në të 77-tën, Diao do të shënonte edhe golin e dytë për Comon, që do të rezultonte njëkohësisht edhe goli i fitores për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas.

Me 6 gola të shënuar këtë sezon, 1me Real Betis dhe 5 me Comon, Assane Diao është lojtari më i ri në moshë që ka shënuar më shumë në 5 ligat kryesore të Europës, duke treguar kësisoj se është një lojtar vendimtar dhe mëse i rëndësishëm për skaudrën e tij në fushën e lojës.

Një fitore e tillë, e ka ngritur Comon në vendin 13 të tabelës, në kuotën e 28 pikëve, duke e larguar kësisoj 7 pikë larg zonës së kuqe.

Nga ana tjetër, me këtë humbje, Napoli ka humbur kreun e klasifikimit në Serie A. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte nuk ka mundur të fitojë dot asnjë prej 4 ndeshjeve të fundit në kampionat dhe si pasojë ka zbritur në vendin e dytë, në kuotën e 56 pikëve, një më tepër sesa Interi që është ngjitur në krye.

Në javën e ardhshme, Napoli do të presë në shtëpi pikërisht Interin, një ndeshje që mund të kthehet në vendimtare për fatin e secilës skuadër sa i përket ecurisë së sezonit në kampionatin italian.