Napoli “prek” titullin dhe konfirmon edhe një herë tjetër, se ata janë dominuesit absolutë të këtij kamopionati. Në javën e 31 të Serie A, të kaltërit fituan edhe në Torino ndaj Juventusit. Kjo ishte vetëm hera e 3-të në historinë e klubit, që Napoli I fiton të dyja ndeshjet ndaj Juventusit brenda një sezoni të vetëm. Më herët, kishte ndodhur në 1957/58-tën, 1986/87-tën dhe 2009/10-të.
Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, episode më të rëndësishme të sfidës u zhvilluan në të dytën. Në të 83-tën, vendasve iu anullua nga Angel Di Maria, për shkak të ndërhyrjes së parregullt që Arkadush Milik shkaktoi në fazën sulmuese të Napolit.
Megjithatë, kur të gjithë prisnin mbylljen e sfidës me rrjeta të paprekura, miqtë kishin të tjera ide. Në të 3-tën minutë të shtesës, Napoli shënoi me anë të Giacomo Raspadori, gjuajtja e të cilit, kaloi poshtë këmbëve të portierit Shezni dhe u ndal në fundin e rrjetës.
Me këtë fitore dhe me 78 pikë, Napoli, ka siguruar matematikisht edhe pjesëmarrjen në Champions League për edicionin e ardhshëm. Megjithatë, javën e ardhshme, Napoli do jetë me laps në dorë, sepse matematika, mund t’I shpallë ata, zyrtarisht kampionë të Italisë, për herë të parë që nga edicioni 1989/90-të.
Në javën e 32, nëse Napoli fiton ndaj Salernitanës në shtëpi dhe Lazio, mposhtet, apo barazon me Interin në “San Siro”, atëherë, në “Diego Armando Maradona” do të shpërthejë festa e madhe, festë që pritet prej dekadash.