Napoli fiton dhe ruan kreun e renditjes në Serie A

Sport

Pas dy javëve pa rezultate positive, Napoli rikthehet tek fitorja në kampionat. Në javën e 13, skuadra e Antonio Contes ka mundur në shtëpi një kundërshtar si Roma, me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të takimit, e shënoi Romelu Lukaku në minutën e 54, me këtë të fundit, i cili u asistua nga Di Lorenzo, me rezulatain që më pas, mbeti i pandryshuar, deri në vërshëllimën e fundit. Kjo ishte fitorja e gjashtë e Napolit në shtëpi këtë sezon në kampionat në 7 ndeshje të luajtura dhe kjo ka ndodhur për të tretën herë në 4 edicionet e fundit të Serie A, aq sa kishte ndodhur në 25 sezonet të mëparshme. Fitores ndaj Romës, i është gëzuar edhe trajneri Antonio Conte, i cili, për mediat ka thënë se ekipi tregoi maturi. Megjithatë, më tej, italiani ka shtuar se ekipi që ai drejton, duhet të përmirësohet ende dhe niveli duhet të rritet në shumë aspekte. Pas 13 javësh, Napoli kryeson tabelën e renditjes me 29 pikë, një më tepër sesa Atalanta, Interi, Fiorentina, apo edhe Lazio. Gjithësesi, Conte ka thënë se Napoli duhet të përqendrohet vetëm tek vetja dhe jo se çfarë bëjnë të tjerët.