Napoli fiton dhe afrohet me zonën Champions

Sport

Napoli duket sikur po e kalon krizën dhe po rikthehet në serinë e rezultateve positive. Në javën e 23, kampionët në fuqi të Italisë, fituan 2-1 ndaj Veronës në shtëpi, një ndeshje, që arritën ta fitonin me përmbysje, pasi fillimisht e panë veten në disavantazh në minutën e 72, teksa u ndëshkuan nga Coppola.

Në këtë mënyrë, Coppola është bërë mbrojtësi I dytë më I ri në histori I Veronës që shënon në Serie A, vetëm 20 vjeç e 38 ditë. Rekordin në këtë drejtim me fanellën e Veronës e mban djaloshi shqiptar, Marash Kumbulla, 19 vjeç e 239 ditë.

Megjithatë, në minutat 79 dhe 87, Ngonge dhe Kvaratskhelia realizuan dy golat e përmbysjes së ndeshjes duke sjellë në këtë mënyrë trepikëshin e dytë në 3 ndeshjet e fundit për skuadrën që drejtohet nga Ëalter Mazzarri.

Ndaj Veronës, Kvicha Kvaratskhelia ka shënuar plot 4 gola, çka do të thotë se ndaj verdhrbluve ka shënuar të paktën dyfish më tepër sesa ndaj çdo kundërshtari tjetër në Serie A.

Falë një suksesi të tillë, Napoli është ngjitur në vendin e 7 të tabelës së renditjes në kuotën e 35 pikëve. Duke marrë parasysh që të kaltërit kanë një ndeshje më tepër për të rikuperuar, për shkak të angazhimit në Superkupë, atëherë kjo do të thotë se mundësia për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm është aty, ndonëse diçka e tillë nuk do të jetë e lehtë, duke marrë parasysh konkurencën që do të ketë me skuadrat e tjera, dhe mjafton të përmendim Bolognën, Romën, Fiorentinën, apo edhe Lazion.