Napoli emëron zyrtarisht trajnerin e ri

Sport

Rudi Garcia është zyrtarisht trajneri i ri Napolit. As Luis Enrique, as Christophe Galtier, e madje as Paulo Sousa, emrat e të cilëve ishin diskutuar përgjatë kohëve të fundit, se mund të emëroheshin në krye të kampionëve të Serie A, nuk është përzgjedhur nga presidenti i klubit, Aurelio De Laurenties.

Lajmin për përzgjedhjen e Rudi Garcias, e ka njoftuar vetëm De Laurentis, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se pas disa takimesh në 10 ditët e fundit, kemi vendosur që Rudi Garcia të jetë trajneri i r ii skuadrës së Napolit. I uroj një mirë se ardhje të ngrohtë dhe shumë fat”, ka shkruar shefi i klubit jugor të Italisë.

Kjo nuk është hera e parë që Rudi Garcia do të drejtojë në Itali. Më herët, që nga 2013-ta, e deri në 2016-tës, ai ka qenë trajner i Romës. Megjithatë, karriera e tij është e lidhru ngshtë me vendin e lindjes, Francën, aty ku shënon gjithashtu edhe arritjen më të madhe në krye të një skuadre. Në 2011-tën, ai fitoi kampionatin dhe Kupën e Francës me Lille, ndërsa më vonë ka drejtuar edhe skuadra të tjera si Marseille, apo edhe Olympique Lyon.

Gjithësesi, Garcia ka drejtuar edhe jashtë Europës. Madje, përpara se të zyrtarizohej si trajner i Napolit, 59 vjeccari ishte trajner i Al Nassr në Arabinë Saudite, atje ku e drejtoi skuadrën në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar 18 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje. Megjithatë, rrugëtimi i tij u ndërpre në mes, në muajin Prill, për shkak se drejtuesit e Al Nassr nuk ishin të kënaqur me performancat e skuadrës.

Rudi Garcia është një trajner i njohur për skemën 4-2-3-1, e për këtë arsye, emërimi i tij në krye të Napolit ka zgjuar një interes të madh në mediat përtej detit, por jo vetëm, për mënyrën se si do të luajë ekipi kampion i Italisë. Përgjatë edicioneve të fundit, Napoli ka luajtur me një system loje 4-3-3, kurse me Garcian në krye, është mëse e mundur që skuadra të ndërrojë fytyrë.

Detyra e francezit në “Diego Armando Maradona” nuk do të jetë aspak e thjeshtë, sepse ai do të trashëgojë ekipin e Lucciano Spalletti, të sapo shpallur kampion të Italisë, pas 33 vitesh pritje. Me fjalë të tjera, objektivi kryesor i Rudi Garcias tek Napoli, do të jetë mbrojtja e titullit.