Napoli drejt rinovimit me dy lojtarë të skuadrës

Sport

Napoli është gati të rinovojë kontratën me yllin e skuadrës, Khvicha Kvaratskhelia. Kontrata e gjeorgjanit përfundon në verën e 2027-tës, mirëpo duke parë formën e futbollistit, klubi kërkon që të ndryshojë termat e marrëveshjes, duke rritur në këtë mënyrë edhe vlerën e kartonit të lojtarit, apo duke mbajtur në distancë klubet e tjera.

Sipas mediave përtej Adriatikut, në marrëveshjen e re, parashikohet që të ketë edhe një përmirësim të pagës së 22 vjeçarit, I cili aktualisht përfiton 7.5 mln euro në sezon, por që pasi të hidhet e zeza mbi të bardhë, do përfitojë 10 mln euro në sezon. Pra, do të ketë një rritje deri në 2.5 mln euro, duke u klasifikuar në këtë mënyrë në një prej lojtarëve më të paguar të klubi të kaltër.

Rinivimi I kontratës pritet të zgjatet me një tjetër vit. Palët janë takuar mes tyre dhe gjithçka është e kryer. Mirëpo, zyrtarizimi do të vijë, vetëm pasi Napoli të konfirmohet si kampione e Italisë, e gjithashtu pas rrugëtimit në Champions League.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit, po punojnë gjithashtu edhe për të rinovuar kontratën me mbrojtësin Kim, I cili është kthyer në një lojtar thelbësor për formacionin e trajnerit Luçiano Spalletti. Napoli do të përpiqet që në marrëveshjen e re, të heqë nga kontrata, klauzolën prej 50 mln eurosh të lojtarit, që është e vlefshme për klubet jashtë Italisë dhe që aktivizohet në Korrikun e verës që po vjen.