Napoli është shumë pranë kurorëzimit të një sezoni historik në Serie A. Me 21 gola të shënuar, Victor Osimhen, ka barazuar sulmuesin Samuel Eto’o, si lojtari afrikan me më tepër finalizime brenda një edicioni në kampionatin italian.
Mirëpo, skuadra e Luçiano Spalletit po funksionin si një makineri perfekte dhe Osimhen është vetëm një nga gurët e themelit të këtij rrugëtimi të paimagjinueshëm. Titulli I 3-të kampion tashmë është vetëm çështje kohe për të kaltërit.
Në rrethana si këto, tifozët e Napolit, kanë nisur të bëjnë llogaritë, se kur do të jetë dita që skuadra e tyre të shpallet zyrtarisht kampione e Serie A.
Për momentin, skuadra nga Veriu I Italisë udhëheq me 71 pikë, 19 më tepër sesa vendi I dytë që mbahet nga Lazio. Kur deri në mbyllje të garës kanë mbetur edhe 11 javë për t’u luajtur, kjo do të thotë, se Napolit I mjaftojnë vetëm 5 fitore të njëpasnjëshme për të prekur momentin historik.
Thënë ndryshe, Napoli mund të shpallet kampione në datën 30 Prill, ditën kur do të luajë përballë Salernitanës në shtëpi, në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia, që dita e madhe të jetë më e afërt, duke u nisur këtu nga forma e paqëndrueshme që po përjetojnë ekipet e tjera të tabelës së renditjes, për më tepër që kalendari vendos edhe përballë njëra-tjetrës.