Napoli djerësin, por mund Pizën dhe merr kreun në vetmi

Sport

Piot Katër fitore në katër javë I mjaftojnë Napolit për të qenë I vetmë në krye të renditjes së Serisë A. Kampionët në fuqi të Italisë janë tashmë ekipi që kanë krijuar një diferencë të vogël me pjesën tjetër të grupit. Ndonëse nuk e patën fort të lehtë për të Kaluar Pizën, që e mposhtën me rezuttatin e ngusht 3-2 në stadiumin Maradona, duke ruajtur pozicionin e tyre perfekt.

Pasi goli i Elmas u anulua për pozicion jashtë loje nga Hojlund, Gilmour e theu ekuilibrin në minutën e 39-të pas një loje në buzë të zonës së penalltisë. Përgjigja e Pizës çoi në një pritje të shkëlqyer nga Meret ndaj Leris në fund të pjesës së parë, por më e rëndësishmja, goli i barazimit i Nzolës nga pika e penalltisë. Rezultati i barabartë i dha Napolit një tjetër marsh dhe në minutën e 73-të, të besuarit e Kontes rifituan epërsinë me një gjuajtje me të djathtën nga Spinazzola, përpara se zëvendësuesi Luccën të thellonte avantantazhin, tetë minuta para fundit. Mirëpo nuk kishte mbaruar këtu, sepse goli i Lorran në minutën e 90-të i frikësoi jo pak tifozët në stadiumin Maradona. Që në fund gjithsesi ia dolën t’I gëzoheshin suksesit të radhës dhe kryesimit në vetmi. Ndërkohë që Piza mbetet e parafundit në renditje, me vetëm 1 pikë.