Napoli bllokon shitjen e Osimhen, De Laurentis flet për shortin e Champions League

Sport

Napoli bllokon shitjen e Victor Osimhen. Vetëm 24 orë pas interesimi i Manchester United, klubi nga Jugu u Italisë ka reaguar menjëherë. Djajtë e Kuq, ishin gati të trokisnin me 120 mln euro në dyert e italianëve, aq sa është edhe klauzola e kontratës së lojtarit, vetëm e vetëm që nigeriani të bëhej pjesë e të kuqve të Manchesterit.

Megjithatë, në radhët e Napolit janë të vendosur që Osimhen do jetë pjesë e skuadrës së kaltër për një kohë të gjatë.

Kështu ka thënë presidenti I klubit, Aurelio De Laurentis. “Osimhen nuk është në shitje. Lojtarët tanë janë në qendër të vëmendjes, por nuk do largojmë asnjë futbollit dhe për këtë jemi të bindur”, janë fjalët e numrit një të Napolit.

Kontrata e Osimhen me Napolin përfundon në verën e 2025-tës dhe nisur nga fjalët e presidentit, nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen e afërt, klubi t’I ofrojë sulmuesit një rinovim të marrëveshjes.

Sakaq, me fazën e eliminimit të Champions League që po troket, De Laurentis ka folur edhe për përballjen ndaj Eintracht Frankfurt në raundin e 1/8-tave.

“Në fillim u krijua përshtypja sikur shorti ishte I lehtë, por jo. Në të vërtetë nuk është kështu. Nuk është rastësi që Frankfurti është në garë për titullin kampion në Gjermani. Prandaj, nuk duhet të mendojmë se jemi më të mirë”, ka mbyllur presidenti I Napolit.

Sfida e parë e 1/8-tave mes Frankfurtit dhe Napolit, do zhvillohet në datën 21 Shkurt në tokën gjermane, ndërsa ai I kthimit në 15 Mars.