NAPOLI – BARCELONA, TS1 HD, 21:00

Sport

Francesco Calzona (trajner i Napolit):

“Tashmw duhen faktet, fjalët janë plotwsisht të kota. Debutimi është i rëndësishëm me një kundërshtar të fortë, por e gjithë kjo nuk më tremb. Barça është një nga skuadrat më të forta në Evropë me një trajner të nivelit të lartë, por ne nuk kemi frikë. Si gjithmonw nisemi për të fituar, ky është mentaliteti im qw dua t’ia pwrcjell edhe skuadrws. Barcelona është një ekip i fortë, një nga më të fortët në Evropë. Ne e njohim forcën e tyre, por nuk kemi frikë, sepse ne jemi Napoli.

Sot mund tw them se rinisemi përsëri nga e para. Praktikisht, rivendosemi swrish nw start dhe nisim një rrugë të re. Mund tw them se gjeta një ekip që u vu menjwherw në dispozicion. Folëm pak dhe pastaj shkuam direkt në fushë pwr stwrvitje. Mendoj se nuk kemi më asnjë justifikim dhe se duhet tw japim menjwherw maksimumin. Një trajner mund të bëjë fare pak në 24 orë, por ne nuk kemi kohë dhe duhet të përshpejtojmë procesin e të mësuarit. Nuk kemi më justifikime, por mund të përmirësojmë pozicionin tonë.  Është e qartë se jam shumë i lumtur dhe mendimi im i vetwm wshtw t’i jap kënaqësi tifozerisw që e meriton. Gjëja e parë që u thashw lojtarwve wshtw se duhet të shikojmë të tashmen dhe të ardhmen… E kaluara nuk ka më rëndësi. Dhe duhet të jem i sinqertë, se mora një përgjigje të mirë nga djemtë për aq pak sa mund të bënim. Pra me pak fjalw mora sinjale pozitive.

Barça është një nga skuadrat më të forta në Evropë me një trajner të nivelit tw lartw, mirwpo e theksoj se nuk duhet tw frikwsohemi. Thjesht duhet tw zbresim nw fushw e tw bwjmw sa mw mirw atw qw dimw. Osimhen është stërvitur plotësisht me ekipin, me duhet tw vlerësoj situatën sa i takon aktivizimit tw tij.

Presidenti i klubit tonw, Aurelio De Laurentiis është i pakënaqur me situatën aktuale, ai më ka kërkuar të besoj në objektivin tonë, që është të ecim sa mw përpara në Ligën e Kampionëve dhe të ngjitemi në vendin e katërt të kampionatit. Tifozët e Napolit janë të veçantë. Është përgjegjësia jonë t’i bëjmë ata të lumtur me paraqitjet dhe rezultatet tona.”

 

 

Di Lorenzo (kapiten i Napoli):

“Kur ndërron trajner për herë të tretë, do të thotë se diçka nuk po funksionon dhe situata nuk është e mirë. Skuadra e di mirë se duhet të bëjmë më shumë. Të gjithë do të punojmë me trajnerin e ri për të dalë nga një situatë, ku nuk jemi të kënaqur. Të gjithë janë përgjegjës, përfshirë lojtarët në fushë, prandaj ne po japim gjithçka për të dalë nga kjo situatë.

Dua të falënderoj trajnerin e mwparshwm Mazzarrin. Ndihem disi i trishtuar, sepse me tw biseduam para se tw largohej. Do tw thoja se wshtë humbje për të gjithë kur ka ndryshim trajneri. Por ne jemi profesionistë dhe kështu duhet të reagojmw, duke asimiluar konceptet e teknikut të ri. Fakti që ky trajner i tanishëm njeh kaq shumë lojtarë e përshpejton procesin dhe është i mirë si për të, ashtu edhe

për ne. Ai mbërriti me shumë entuziazëm që në seancën e parë stërvitore. Ndryshimi i trajnerit është menduar të jetë një pikë kthese. Kjo është ajo që ne të gjithë duam, nga lojtarët te tifozët, dhe ne duam të dalim swbashku prej kwsaj gjendjeje tw keqe. Siç thashë, askush nuk është i kënaqur me situatën që është krijuar, por ka ende një sezon përpara nesh dhe të gjithë jemi të fokusuar në këtë.

Ndoshta kohët e fundit ne kishim humbur pak nga entuziazmi që na lejoi të dalloheshim vitin e kaluar. Duhet të luajmë me guxim dhe pa presion, sepse kjo është ajo që na nevojitet në netë të mëdha tw futbollit sic janw kwto.

Tifozet? Dua t’u siguroj atyre se nuk ka munguar asnjëherë përpjekja nga skuadra, por ky është futbolli. Ndonjëherë thjesht nuk i merr rezultatet. Tifozët meritojnë një natë të mrekullueshme ndaj Barcws. Dhe kjo mund tw jetw sfida e duhur qw vjen në një sezon të vështirë, por që mund të ndryshojë shumë gjëra”.

 

 

 

 

 

 

 

Xavi Hernandez (trajner i Barcelones):

“Skena e Champions League wshtw ajo e përsosura për të luajtur një ndeshje të madhe, sepse ky kompeticion ofron ëndrra, motivim dhe shpresa. Tw gjithw ne duam të shkojmë në çerekfinale. Ky mendoj se është kompeticioni më i madh në nivel klubesh. Është një mundësi ideale për të demonstruar forcën tonë. Por përballemi me Napolin që edhe nëse ka ndryshuar trajnerin në një mënyrë befasuese, do të shtyhet nga tifozët dhe do të dëshirojë të bëjë mirë. Kanë një treshe të rrezikshme sulmuese.

Ne e fillojmë me 50% shanse për t’u kualifikuar në çerekfinale, jemi të dy skuadrat që fituam kampionatin sezonin e kaluar dhe nëse Napoli nuk po bën mirë në Serie A, edhe ne nuk kemi gjetur qëndrueshmëri. Duhet ta dëshmojmë në fushë se jemi favorit dhe se do të kalojmë në raundin tjetër, Kjo ndeshje është shumë e ekuilibruar, por barazimi s’do tw ishte rezultat i mirë. Unë jam rritur me këtë mentalitet. Mirwpo padyshim që rrethanat duhet të vlerësohen. Objektivi wshtw tw fillojmw të fokusohemi në 90 minutat e para tw sfidws me Napolin. Do të duhet të tregojmë gjithçka për të cilën kemi punuar.

Njoftimi im për të mos vazhduar këtu nw fund tw kwtij sezoni, u perceptua mirë. Djemtë janë bashkuar dhe duan të japin edhe më shumë. Lewandowski po tregon se është një lider. Si për Robert, edhe për Frenkie dhe për Pedrin, kjo wshtë një mundësi perfekte për të shfaqur talentin dhe personalitetin. Edhe për mua si trajner po ashtu. Robert është një lider i madh dhe ai do të ketë mundësi të shfaqw talentin. Nw kwtw moment nuk ndihem sikur jam në ikje e as që po luftoj për pozicionin tim. Përkundrazi, kam një motivim të jashtëzakonshëm.

Napoli e ka ndërruar trajnerin e vet krejt papritmas, por di qw ai është një trajner që e njeh klubin pasi ka punuar mw parw aty. Nga ana tjetwr them se nuk do të jetë aspak e lehtë për ne, sepse nuk e dimë se si ndeshja e tyre do të jetë me ndryshimin e trajnerit. Por do të duhet të tregojmë personalitet dhe të bëjmë gjithçka mirë si në sulm, ashtu dhe në mbrojtje, edhe sepse luajmë kundër kampionëve të Italisë.

Si duhet të përgatitemi për këtë pwrballje tw dyfishtw vajtje-ardhje? Për ne thelbësore është të mbrohemi mirë. Por edhe duhet të sulmojmë nw mwnyrwn e duhur, duke menduar të mos pësojmë. Sa i takon kundwrshtarwve do tw thoja se wshtë e vështirë të ndalosh Politanon, Osimhen, apo Kvaratskhelia, pasi ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Por tw paktwn fillimisht i kemi marrw masat”.

 

Frankie De Jong (lojtar i Barcelonas):

“Napoli ka një ekip shumë të fortë, me lojtarë të nivelit të lartë. Ata janë kampionë të Italisë dhe kanë shumë cilësi. Ata po luftojmë më shumë këtë vit në kampionat, por kanë arritur në 1/8 e Champions League dhe kështu sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë. Nga ana tjetwr ne ndihemi shumë të emocionuar sepse nuk kemi arritur në këtë fazë qw prej dy vjetwsh. Prandaj ka një dëshirë të madhe për të dalë në fushë.

E ardhmja? Ka shumë lajme të rreme në shtyp. Aq sa më keni acaruar jo pak. Disave prej jush duhet t’ju vijë turp, pasi kanw shpikur numra për rrogën time. Po flitet shumë për kontratën time, për situatën time në skuadër dhe për rrogë time. Shumë tym, shumë gënjeshtra. Raportimet për një pagë 40 milionë euro janë shumë larg nga sa fitoj vërtetë. Shkruhen shumë gjëra që nuk janë të vërteta dhe nuk mund t’i kuptoj”.

Jam shumë i lumtur te Barça, shpresoj të qendroj këtu për shumë vite. Pse disa gazetarë thonë gjëra të pavërteta, gënjeshtra, dhe nuk e di pse nuk u vjen turp për këtë, kjo më acaron. E theksoj se ka shumë tym e shumë gënjeshtra. Pwrmenden shifra që janë shumë larg realitetit, është shpikur një histori e pavërtetë. Di tw them se ndihem shumë i lumtur te Barcelona, e kam thënë gjithmonë që është klubi i ëndrrave të mia. Shpresoj të vazhdoj të luaj këtu për shumë vite tw tjera akoma”.