Nagelsmann: Në një sfidë teke mund të ndodhë gjithçka

Sport

Julian Nagelsmann, tecnik i Leipzig:

“Përqendimi ynë është i gjithë për këtë ndeshje me eleminim direkt kundër Atleticos së Madridit. Ndryshe nga një përballje me dy takime, këtë herë nuk kemi mundësinë për korrigjime. Do të ishte bukur të luanim një finale tërësisht gjermane kundër Bajernit, por na duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. E ndiejmë presionin për këtë sfidë me Atleticon, gjë që është normale në këto nivele. Megjithatë lojtarët duhet të qendrojnë të qetë. Kemi vlerësuar disa mënyra loje dhe do të shohim se cfarë do të ndodhë në fushë. Shumë është folur për faktin që nuk do të jetë Verner. Por kemi sulmues cilësorë dhe kush do ta zëvendësojë, me siguri do të jetë në lartësinë e situatës. Ende nuk e di se kush do të luajë. Mbetet për t’u vlerësuar gjendja e Schik dhe Halstenberg. Gjithsesi do të kërkojmë të bëjmë ndeshjen tonë dhe të përqendrohemi tek vetja. Atletico është një skuadër shumë eksperte në sfida vajtje-ardhje. Simeone ka ndërtuar një skuadër që mbron shumë mirë dhe kundërsulmon rrezikshëm. Megjithatë mendoj se brenda një ndeshjeje teke mund të ndodhë çdo gjë. Prandaj do të përpiqemi të shfrytëzojmë shanset që do të na jepen”.

Péter Gulácsi, portier i Leipzig:

“Kjo është vërtet një ndeshje speciale për të gjithë ne. Jemi një ekip i ri dhe kemi dëshirën e madhe për të treguar cilësitë tona, edhe në Evropë. Sido që të jetë kemi besim të madh, prandaj do të kërkojmë të sigurojmë kualifikimin në gjysmëfinalet e Champions. Ndonëse e dimë që përballë do të kemi një skuadër tepër të fortë, që ka më shumë përvojë sesa neve në këtë kompeticion. Për më tepër që bëhet fjalë për një kundështar mjaft të mirë në mbrojtje dhe kompakt në fushë. Mund ta fitojnë ndeshjen edhe me vetëm një gjuajtje në portë, pasi kanë sulmuesë të mirë, të cilët janë të rrezikshëm edhe në goditjet standarte. Gjithsesi neve do të mundohemi të luajmë me agresivitet të madh në sulm. Eshtë e vërtetë që nuk pësojmë gol prej tre ndeshjeve në Champions League. Por duam të vazhdojmë ta ruajmë këtë trend sa më gjatë. Pse jo, deri në fund…”.