Julian Nagelsmann, trajner i Hoffenheimit: Ky debutim i yni në Champions League është një tjetër mundësi për të qenë të suksesshëm, tre ditë pas sfidës me Dusseldorfin ku nuk mundëm të merrnim rezultat pozitiv. Do të shohim nëse do të mund të nxjerrim avantazhet tona nga kjo sfidë. Sigurisht përpara kemi plot për të mësuar, ku si fillim duhet të mësohemi me ri-organizimet më të shpejta pasi tanimë na duhet të luajmë më shpesh. Demirbay, Akpoguma dhe Grillitsch janë rikthyerm e grupin në stërivjte, por nuk do të jenë në fushë kundër Shakhtarit. Sidoqoftë me organikën që kemi mbetemi mjaftueshëm fleksibël për të ndryshuar rreshtimin nga një mbrojtje me tre në mbrojtjen me katër gjatë lojës. E dimë se si është të luash në transferta, por Champions League të jep diçka më ndryshe. Përvoja në Europa-League e vitit që shkoi na ka vlejtur goxha në këtë pikë, për t’i kuptuar më shumë sfidat në Evropë.
Kevin Vogt, kapiteni i Hoffenheim: Si klub dhe sidomos si skuadër Shakhtari është tejet me përvojë në të tilla nivele. E dimë këtë mjaft mirë dhe presim prej tyre një lojë të fortë nga një organikë goxha e pasur me individë të aftë dhe cilësorë. Nëse do të duam ta nisim mbarë dhe me tre pikë që nga kjo përballje, do të na duhet të jemi goxha në formë. Sa ndikon humbja e fundit kundër Dusseldorfit?! Nuk luajtëm mirë, na mungoi konkretizimi përpara portës dhe nuk ditëm ta ruanim rezultatin kur ishim barazim, por ajo ndeshje është lënë pas tashmë. Kemi udhëtuar në Ukrainë me mendje të kthjellët dhe të fokusuar. Kemi si plan paraprirjen e çdo sulmi të tyre, në fakt parapërgatitja e mirë është çelësi i suksesit në të tilla përballje dhe them se ky është rasti jonë. Gjendja fizike e imja?! Që pas humbjes me Dusseldorfin fizioterapistët tanë kanë punuar shumë për të më ndihmuar në riaftësimin tim të plotë. Them se jam gati për të dhënë kontributin tim në fushë.