Nagelsmann dhe Klopp me qasje të ndryshme për të ardhmen e Gjermanisë

Sport

Trajneri Julian Nagelsmann, ka shprehur hapur ambicien e tij për ta shallur Gjermaninë, kampione bote, por ish-trajneri Jürgen Klopp nuk e ndan të njëjtin mendim dhe mbështet një qasje krejt tjetër.

Klopp i këshillon “Pancerat” që të mos vendosin objektiva tepër të larta për Kupën e Botës 2026. Sipas ish-trajnerit të Mainz, Dortmund dhe Liverpool, përqendrimi i tepërt te ideja e fitores së Finales është i pakuptimtë dhe mund të sjellë presion të panevojshëm mbi ekipin.

Megjithatë, 58-vjeçari nuk është dakord me deklaratat e Markus Krösche, drejtorit sportiv të Eintracht Frankfurt, i cili tha se Gjermanisë i mungojnë specialistët në fushë.

Në këtë drejtim, Klopp përsëriti propozimin e tij për krijimin e një lige U21 në Gjermani, që do të ndihmonte më mirë lojtarët në kalimin nga futbolli i të rinjve në atë të të rriturve.

Klubet më të mëdha janë treguar të kujdesshme ndaj kësaj ideje, por Klopp theksoi se është në bisedime me drejtuesit e lartë të DFL dhe DFB për ta bërë realitet.