Nadal mposht me vuajtje Medvedev, triumf historik në ‘US Open’

Sport

Një vit më parë ai do të tërhiqej nga ‘US Open’ për shkak të një dëmtim në gju, teksa luante gjysmëfinalen ndaj Juan Martin del Potro, por këtë vit, Rafael Nadal ka shuar kritikat ndaj tij duke triumfuar në turneun amerikan. Spanjolli mposhti në finale 3-2 rusin Daniil Medvedev, në një ndeshje që zgjati për thuajse 5 orë. Rafa do të merrte avantazhin komod 2-0 me sete pas vetën 2 orësh lojë dhe u duk se spanjolli do ta mbyllte shpejt ndeshjen. Por Medvedev rigjeti formën e tij më të mirë duke barazuar gjithçka me dy setet e fituara 7-5 dhe 6-4. Kjo bëri që seti final i lojës të sillte emocione të mëdha, dhe Nadal ia doli të merrte një ‘game’ me shërbimet e kundërshtarit, duke triumfuar 6-4. Pikërisht saktësia e Nadal në shërbime ishte një faktor thelbësor për triumfin, pasi ai mori 84% të pikëve, ndryshe nga Medvedev, që mori vetëm 56% të pikëve nga shërbimet e tij.

Rafael Nadal, of Spain, reacts after defeating Daniil Medvedev, of Russia, to win the men’s singles final of the U.S. Open tennis championships Sunday, Sept. 8, 2019, in New York. (AP Photo/Eduardo Munoz Alvarez)

Rafael Nadal nuk është nga ata që i shfaq emocionet, por si rrallë herë, 33-vjeçari u përlot pas këtij suksesi të rëndësishëm, që siç shpjegoi vetë tenisti do të thotë shumë për të. Spanjolli u shpreh se ka kaluar momente të tmerrshme gjatë kohës që ka qenë i dëmtuar, prandaj arritja e këtij suksesi duket se për të fillon një etapë krejtësisht të re. Kjo ishte hera e katërt në karrierën që Nadal që triumfon në ‘US Open’, duke e çuar numrin e titujve ‘Grand Slam’ të fituara nga spanjolli në 19.
Ndërkohë tenisti rus, Medvedev, pavarësisht humbjes, me arritjen në finale fiton edhe një pozicion tjetër në renditjen botërore, ku tashmë ka parakaluar austriakun Dominic Thiem për vendin e katërt.