“Do të vëzhgojmë situatën me kujdes në ditët në vazhdim. Unë dhe skuadra ime po përpiqemi të rikuperohem sa më shpejtë të jetë e mundur, por mbetet të vlërësoj gjendjen time vetëm pas disa testeve mjeksore.” Janë këto fjalët e numrit 1 të botës në tenisin e meshkujve, Rafael Nadal. Spanjolli pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen ndaj Juan Martin Del Potro, të vlefshme për ‘US Open’-in e këtij viti. Prezenca e Nadal në turneun e Shanghait për momentin është në dyshim, dhe në rast se spanjolli do të mungontë, atëherë ai do humbasë pikë shumë të vlefshme në klasifikimin e ‘ATP’, çfarë do të rrezikonte ndjeshëm pozicionin e tij si numri 1 i botës.
Roger Federer mbetet rivali kryesor i Nadal. Zviceriani mban vendin e dytë në renditje dhe vjen si kampioni në fuqi i turneut ‘master’ të Shanghait dhe një triumf tjetër aty mund ta ngjiste lart në renditje. Ndërsa kërcënues mbetet edhe Novak Djokoviç. Serbi ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe pas fitoreve në ‘Wimbledon’ e ‘US Open’, tanimë gjendet në vendin e tretë. Në këtë mënyrë rivaliteti mes tre tenistëve është rindezur, dhe Nadal duket se do të bëjë maksimumin të rikuperohet për në Shanghai, në mënyrë që të ketë mundësi të ruajë pozicionin e tij si numri 1 në botë.