Nacho Fernandez ka mohuar mundësinë e rikthimit në klubin e Real Madrid. Los Blancos janë pushtuar nga një furtunë dëmtimesh, teksa Dani Carvajal, apo edhe Eder Militano, kanë mbyllur sezonin, si pasojë e këputjes së ligamenteve të gjurit. Nëse shtojmë këtu faktin tjetër se Aurelien Tchouameni nuk është gati si pasojë e një probelmi muskulor, apo edhe Eder Alada, që nuk është kthyer akoma prej thuajse një viti, dalim në përfundimin se mbrojtja e Realit, është në alarm për futbollistë. Duke qenë se Nacho u largua në Los Blancos në verën që lamë pas, drejt Aradisë Saudite në skuadrën e Al-Qadsiah, boshllëku që spanjolli ka lënë në radhët e Los Blancos ka nisur të ndihet, pasi ai ishte një futbollist, i cili luante thuajse në të gjitha pozicionet e mbrojtjes, sin ë krahun e majtë, të djathtë, apo edhe në qendër. Në këtë situatë, i pyetur mbi një mundësi rikthimi në Santiago Bernabeu, nëse Reali e kontakton, Nacho është përgjigjur negativisht, duke thënë se epoka e tij me 15 herë kampionët e Europës ka përfunduar dhe ai tani është tërësisht i përqendruar në aventurën e re të Lindjes se Mesme. “Askush nga Reali nuk më ka kontaktuar, por edhe nëse do ta bënin, unë kam asnjë interes të rikthehem sërish. Vendimi im ishte i qartë. Unë doja të largohesha dhe të luaja diku tjetër. Jam shumë i lumtur në Arabinë Saudite dhe jam i përqendruar këtu”, ka mbyllur Nacho.