N’Golo Kante përfundimisht është futbollisti më i thjeshtë në botë!

Sport

kante
N’Golo Kante është një nga futbollistët më të sjellshëm dhe të thjeshtë që mund të njihni. Francezi është gjithashtu një nga mesfushorët më të mirë në botë.Së fundmi, veprimi i tij ndaj një fansi, i ka bërë të gjithë ta admirojnë akoma më tepër. Një djalë i quajtur Abzzy Rahman e ka takuar rastësisht futbollistin në rrugë dhe e kishte ftuar të kalonin mbrëmjen bashkë.

ngoloooo

Futbollisti nuk kishte ezituar të pranonte dhe ka kaluar mbrëmjen me të. Ata kanë parë emisione futbolli, kanë luajtur FIFA si dhe kanë shijuar një darkë të këndshme. Postimet e fansit dhe vëllait të tij kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë shoqëruar me mijëra komente pozitive kundrejt futbollistit për gjestin e tij.