Myrto Uzuni, drejt rekordit në futbollin spanjoll!

Sport

Myrto Uzuni po hyn gjihtmonë e më shumë në historinë e kampionateve të futbollit spanjoll. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi golin numër 22, në ligën e dytë, për t’i dhënë skuadrës së vet një pikë të vyer sa i takon ngjitjes direkt në elitë. Uzuni rezultoi i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, gjatë atij barazimi 1-1 që Granda fiksoi ndaj Alaves. Pasi fitoi 11 metërshin, 27-vjeçari nuk gaboi dhe vendosi diktatin e golave gjatë këtij sezoni spanjoll. Në fakt, ky ishte një rikthim te goli për Uzunin, që nuk realizonte prej dy sfidash.Ai e ka arritur kuotën e 22 realizimeve, gjatë 35 takimeve të luajtura, aq sa shqiptari llogaritet se shënon mesatarisht 1.6 gola për ndeshje.

Paraqitja e 27-vjeçarit u vlerësua me notën 7.6 nga ekspertët, teksa shqiptari kryeson renditjen e golashënuesve në ligën e dytë. Forma e mirë e Uzunit ka bërë që ai të jetë edhe më shumë në shënjestrën e klubeve të mëdhenj si në Spanjë, ashtu edhe jashtë saj. Megjithatë, për momentin beratasi ka thënë se dëshiron të përqendrohet për të ngjitur Grandan në La Liga, teksa me këtë barazim ka mbetur e dyta në renditje me 66 pikë, po aq sa ka edhe Alavesh.

Por ndërkaq, beratasi mund ta thyejë një rekord 67-vjeçar të klubit në të cilin luan prej 2 sezonesh. Bëhet fjalë për më shumë gola të shënuar brenda një sezoni për këtë skuadër, si në elitën e futbollit spanjoll, ashtu edhe në ligën e dytë. Deri në fund të kampionatit, Granada do të luajë edhe tri ndeshje. Ndërkohë që rekordin për më shumë gola të shënuar brenda një sezoni me fanelën e Granadas, e mban Rafa Delgado, i cili në 1956, kishte shënuar 25 gola.