Muriqi shënon ndaj Gallatës, gol edhe Zeneli në Francë!

Sport

 

Vedat Muriqi vazhdon të mos ndalet me golat e tij në Turqi. Sulmuesi shqiptar shënuar sërish në takimin që Rizespori humbi 3-2 ndaj Galatasarayt. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1 dhe ishte shtatlarti që baraspeshoi shifrat për skuadrën e tij, pasi miqtë kishin kaluan në avantazh që në minutën e nëntë. Sulmuesi i Kombëtares kosovare barazoi rezultatin në minutën e 45′, kur mori një top mjaft të mirë në kufijtë e zonës dhe vallëzoi me mbrojtësit duke i dhuruar vetes hapësira. Gjuajtja tokazi me të majtën u finalizua në rrjetë. Ky ishte goli i 15-të në 32 ndeshje të luajtura këtë sezon në Superligën turke, ndërkohë që ka dhuruar dhe 7 asiste. Fenerbahçe po fërkon duart, pasi mediet turke raportojnë se ka arritur marrëveshjen me kosovarin.

Vetëm 15 muaj më parë, Muriqi ishte transferuar te klubi aktual për 900 mijë euro, ndërsa tani vlera e tij llogaritet të jetë plot 7 milionë euro.Lojtarët kosovarë po tregojnë formë të lartë në kampionatet evropiane javë pas jave. Pas shënimit të Muriqit, edhe Arbër Zeneli ka realizuar për Reimsin në kampionatin francezë. Por përsëri, edhe ai shënoi në humbjen 3-2 që skuadra e tij pësoi përballë Caenit në fundjavë. Ylli i Kosovës hyri në lojë në minutën e 56-të të takimit, teksa golin e shënoi nga pika e bardhë e 11-metrave në minutën e 82-të. Ky ishte goli i gjashtë i Zenelit në 14 ndeshje për Reimsin këtë edicion, ku ka dhuruar edhe po aq asiste.