MURIQI SFIDON NE RENDITJEN E SHENUESVE, EMRA SI BENZEMA E LEVANDOVSKI

Sport

Vedat Muriqi u bë protagonisti absolut në ndeshjen e javës së kaluar me Majorkan, teksa arriti të shënonte një dygolësh përballë Real Valladolit. Yli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi shkëlqeu në atë ndeshje, në të cilën filimisht realizoi me kokë barazimin 1-1 në minutën e 53’, ndërsa i dyti erdhi në minutat e fundit të takimit, teksa ishte vetë dardani që do të fitonte një penallti dhe më pas e ktheu po ai në gol, për t’i dhënë barazimin 3-3 ekipit të tij. E mbi të gjitha për t’i dhuruar Mallorcas 1 pikë mjaft të rëndësishme në minutat shtesë, atëherë kur një rezultat pozitiv dukej thuajse i pashpresë për t’u arritur. Sulmuesi kosovar u shpall lojtari i ndeshjes nga La Liga, teksa sipas mediave spanjolle mori notën me te lartë nga skuadra e tij, 8.5. Kështu, bomberi dardan u clirua pas 3 ndeshjeve, ku nuk ia kishte dalë dot mbanë të shënonte. Tashmë, i ashtuquajtur “Pirati” shkon në kuotën e 12 golave në 25 ndeshje këtë sezon, më mirë se ai kanë bërë vetëm Enes Unal, Karim Benzema dhe Leëandoëski. Kurse, ekipi i tij Mallorca në këtë pjesë të sezonit renditet e 12-ta në tabelë me 34 pikë të grumbulluara.