Muriqi: Nuk dua të ndalem, Fenerbahcen e nxjerr kampion

Sport

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi duket i pandalshëm sa i takon golave në kampionatin turk të futbollit me Fenerbahcen. Shtatlarti shënoi golin e barazimit, por edhe iu anulua një gol tjetër nga sistemi VAR, në sfidën e fituar 2-1 në transfertë me përmbysje përballë Bashaksehirit.  Sulmuesi i Kosovës pati shënuar gol në ndeshjen e tij debutuese me Fenerbhaçen, në Superligën e Turqisë ndaj Gaziantep dhe ky ishte realizimi i dytë për të në po aq ndeshje zyrtare të luajtura. Pas takimit ka folur edhe vetë protagonisti i takimit, 25-vjeçari prizrenas duke thënë se ndihet i lumtur me paraqitjen në fushë dhe beson se në fund do të shpallen kampion. “Jam i lumtur me këtë fitore. I uroj të gjithë bashkëlojtarët për lojën që treguan në fushë. Ishte një lojë e vështirë dhe morën një fitore të vështirë. Kjo e bën fitoren edhe më të rëndësishme. Duam të fitojmë edhe në ndeshjen e radhës para shikuesve tanë kundër Trabzonsporit.

Duam të bëjmë tre fitore në po aq ndeshje dhe të vazhdojmë të mbesim kryesues. Fenerbahçe e kam thënë se është një klub i madh dhe këtë e vërteton kur bëhesh pjesë e tij. Nëse kam lojtar të klasit të lartë ne krah dhe afër meje, atëherë po më lehtësohet puna. Shpresoj se do të shpallemi kampionë!”. Sa i takon planit personal, Muriqi është shprehur se nuk i vendos vetes një kufinj. Jo më kot ai gjendet aktualisht në majën e listës së golshënuesve më të mirë të kampionatit elitar të futbollit turk, që vjen ekskluzivisht në kanalet Tring Sport. Ndërsa Fenerbahce mban kreun e renditjes pas 2 javësh të luajtura, ku kanë totalizuar 6 pikë.