Muriqi, në “pole-position” tashmë del një italiane

Sport

E ardhmja e Vedat Muriqit në Turqi nuk është aspak e sigurt te Fenerbahce, përderisa një numër i madh klubesh të njohura evropiane si Man.Utd, Tottenhem, Monaco, apo Leister kërkojnë shërbimet e sulmuesit kosovar. Së fundi ka dalë në skenë edhe një pistë italiane si Lacio, ku drejtori sportiv bardhekaltër, shqiptari Igli Tare dëshiron të vijojë me afrimin e futbollistëve shqiptarë. Madje befas, media turke Takvim.com e ka vendosur ekipin roman në “pole position” për ta transferuar bomberin kosovar gjatë merkatos verore. Sipas raportimeve që vijnë nga Turqia, Lazio ka provuar fillimisht me një ofertë në formë huazimi prej 2.5 milionë eurosh. Por Fenerbahçe vështirë se do të heq dorë nga 25- vjeçari, pa marrë në këmbim 35 milionë euro, aq sa konsideron vlerën e kartonit të tij. Nuk dihet nëse klubi italian do të ketë fuqi financiare për të paguar këtë shumë.
Gjithsesi mund të thuhet se Premier League nuk është më destinacioni i vetëm për transferimin e Vedat Muriqit. Sulmuesi i Fenerbahces prej kohësh ka përfunduar në shënjestrën edhe të një klubi të madh si Manchester Junaited, që madje bashkë me klube si Aston Vila dhe Burnley, mësohet se kishin dërguar skautë për ta vëzhguar në ndeshjen e fundit të kampionatit turk që Fenerbahce luajti ndaj Antaljasporit.
Muriqi shquhet si një sulmues me peshë, për shkak të gjatësisë prej 1 metër e 94 cm, por ka edhe shumë nuhatje goli. Këtë sezon në 22 ndeshje ka realizuar 13 herë, ndërsa ka shërbyer edhe 5 asiste.